Në raportin më të fundit për lirinë e medias në botë, “Reporterë pa kufij” e ka ngjitur Shqipërinë me një vend më lart krahasuar me një vit më parë, nga i 76-i në të 75-tin. Por kjo, sidoqoftë nuk është aspak inkurajuese, pasi kritikat nuk mungojnë.

Në raport përmenden edhe rastet e 3 gazetarëve shqiptarë, që kërcënohen sipas “Reporterët pa kufij” nga krimi dhe politika; Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Çollaku.

“Shtëpia e reporteres së kronikës, Klodiana Lala u vu në shënjestër në orët e para të 30 gushtit 2018. Individë të paidentifikuar qëlluan drejt shtëpisë së saj me armë automatike, pa shkaktuar lëndime”, thuhet në raport, duke nënvizuar më pas se dy javë para sulmit Lala kishte lidhur një deputet të Partisë Socialiste me organizatën e drejtuar nga Media në Shqipëri, “Reporterët pa kufij”: KërcënimEmiljano Shullazi, një nga kriminelët më të mëdhenj në vend.

“E lënduar, e përndjekur dhe e kërcënuar, por Alida Tota vazhdon punën”, shkruan “Reporterët pa kufij” më tej, duke sjellë historinë që dëmtoi karrierën e saj, atë të vdekjes së një 17-vjecari në një fushë të grumbullimit të plehrave. Ajo u pushua nga puna një ditë pasi i telefonoi Bashkisë për të marrë versionin e saj, më pas u kërcënua me SMS dhe u largua drejt Suedisë, por nuk qëndroi gjatë atje. U kthye në Shqipëri për të vijuar punën e saj.

Duke kaluar te gazetari tjetër shqiptar, Basir Çollaku, “Reporterët pa kufij” thonë se ai po shqyrton opsionin e azilit, pasi zemëroi ministrin e Brendshëm me një intervistë ekskluzive me Dritan Zaganin, që u kërcënua dhe arrestua pasi denoncoi një rast korrupsioni policor. Ajo që erdhi më pas preku familjen dhe punën e tij, aq sa tani po mendon largimin nga vendi.

“Reporterët pa kufij” flet për shumë probleme në median shqiptare. Sipas saj, standardet rregullatore janë të manipuluara në interes të qeverisë dhe pronësia e mediave vizive është e përqëndruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj. Kjo ka krijuar një situatë, në të cilën vetëcensura është e përhapur dhe rreth 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.

Ata që vazhdojnë të punojnë si gazetarë, – thuhet në raport, – janë të ekspozuar ndaj një klime fyerjesh, që vijnë edhe nga vet kryeministri që i ka quajtur gazetarët “kazan”, “helmues” dhe “armiq publik”. Sipas raportit, mbi 30 gazetarë në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej fillimit të vitit 2017./ tch

9