Media siriane: Numri i të vdekurve në fshatin e goditur nga koalicioni amerikan ka tejkaluar 30-shin

Media siriane ka shkruar se numri i të vdekurve në sulmin e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së në fshatin Baguz, i cili gjendet në rajonin Deyr ez Zor ka arritur në 31.

Në lajmin e bazuar në burimet lokale, gazeta pro qeveritare Al Watan ka shkruar se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja ka kryer një sulm ajror në fshatit Baguz, i cili gjendet në Deir ez Zor.

Sipas lajmit, numri i civilëve të vrarë në sulm ka arritur në 31, dhe ka edhe dhjetra civilë të plagosur.

Burimet që folën për gazetën, u shprehen se: “Të gjithë të vdekurit janë civil, anëtarë të tri familjeve.”

Në lajm po ashtu u tha se civilët e fshatit u goditën si pasojë e sulmit ajror të koalicionit, ndërsa po përpiqëshin të iknin nga militantët e ISIS-it.

Në lajmet e mëparshme ishte raportuar se numri i të vdekurve si pasojë e sulmit, ishte 20.

SIRIA I RAPORTOI OKB-SË NË LIDHJE ME SULMET AJRORE TË KOALICIONIT

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Sirisë i dërgoi edhe një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Këshillit të Sigurimit në lidhje me sulmet e reja ajrore të koalicionit ndërkombëtar, gjë që rezultoi me vdekjen e civilëve.

Në një deklaratë të bërë nga faqja e Ministrisë së Jashtme të Sirisë në Facebook, u tha se: “Ministria e Jashtme siriane i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Këshillit të Sigurimit në lidhje me vrasjen e 20 civilëve, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijët, si rezultat i sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA në fshatin juglindor Baguz në juglindje të provincës Deir ez-Zor.”

Në vazhdim të deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Sirisë, e cila dënoi sulmet e vazhdueshme të koalicionit ndërkombëtar ndaj civilëve dhe dëmtimin ndaj infrastrukturës së vendit, u tha se:

“Siria po i kërkon Këshillit të Sigurimit të përmbushë detyrimin e tij për të siguruar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për të ndërhyrë urgjentisht për t’i dhënë fund krimit të luftës kundër njerëzimit nga krimet e luftës të kryera çdo ditë nga vendet e koalicionit.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne