Mediat amerikane për Vora Çitakun: Nga refugjate në ambasadore në SHBA

Është një histori e vërtetë, nga të qenit refugjate drejt rrugës për t’u bërë ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo tani është në mesin e kuadrit e cila kontribuon në rritjen e grave, ambasadore në Uashington, ajo është Vlora Çitaku, ish-refugjate e Kosovës, shkruan “Thegeorgetowndish”.

Ambasadorja Çitaku thotë se ajo lufton për të gjitha të drejtat e njeriut, por i kushton rëndësi të veçantë drejtave të grave. Çitaku 37-vjeçare, thotë se i pëlqen që të përfshihet në politikë.

Ajo ishte vetëm një adoleshente kur u bë përkthyese dhe gazetare e lajmeve ndërmbëtare në fillim të Luftës së Kosovës. Pastaj në fund të viteve 1990 teksa lufta u përshkallëzua, ajo u bë e pastrehë dhe në ato kohë të vështirë ajo u ndihmua nga CARE, një organizatë bamirëse ndërkombëtare.

Më vonë, ajo hyri në politikë për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Para se të bashkohej me trupin diplomatik të vendit të saj, ambasadorja Çitaku ishte anëtare e Parlamentit dhe shërbeu si ministre për Integrime Evropian. Dhe në gusht të viti 2015 ajo u bë ambasadore.

Me një anglishte të përsosur, ambasadorja krenare tha në Klubin e Qytetit të Uashingtonit se në qytetin e saj të origjinës të gjithë flasin anglisht.

“Kosova ka popullsi ku shtatëdhjetë për qind e popullsisë është nën 30 vjeç”, ka thënë ambasadorja Çitaku.

Ajo ka thënë gjithashtu se kultura në vendin e saj është  është shumë e larmishme me një spektër të gjerë njerëzish që përfaqësojnë mënyra të ndryshme të jetës dhe feve”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne