Mediat bullgare: Gruevski është larguar nga Hungaria

Sipas agjencisë së medieve bullgare “Fokus”, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili mendohej që ende është në Hungari, ka ndërruar vendndodhjen, raportojnë mediat në Maqedoni.

Për gazetën, informacionin e ka bërë të ditur një funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së, me çka si destinacion të radhës e ka theksuar Rusinë dhe Turqinë.
Ndërkaq dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne