Mediat e huaja: Basha autokrat i vogël

Zhvillimet e fundit në PD, kanë marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja. Sidomos mos-vendosja e zërave kritikë të kësaj partie në listat Basha. Gjë që solli pakënaqësi dhe përplasje mes kreut të PD-së dhe ‘të përjashtuarve’.

Sipas këtij ëebsite-i një deputet i Partisë Demokratike, i cili nuk ka pranuar të identifikohet e ka cilësuar kreun e PD-së, një “autokrat të vogël”. Ai ka treguar pak më shumë për atë çka ka ndodhur, dhe si ndihen ata (sipas deputetit në fjalë janë mbi 10 prej tyre) që janë lënë jashtë listave.

Më poshtë pjesë nga shkrimi i Eureporter.

Në të njëjtën kohë, ka kritika për mos përzgjedhjen si kandidatë për deputetë të PD, të cilët mbështetën reformën në drejtësi. Në një intervistë ekskluzive për këtë Eureporter, një anëtar i vjetër i PD e cilësoi Bashën si një “autokrat i vogël”. Anëtari i PD, aktualisht deputet tha se nëse siç pritet, PD humb zgjedhjet e 25 qershorit, Basha duhet të dorëhiqet dhe “të përballet me pasojat.” Deputeti nuk dëshiron të identifikohet, nga frika për ndëshkime të mëtejshme.

Ai e akuzoi Bashën se po përpiqej t’i “mbyllte gojën” kritikëve në PD dhe të bllokonte përzgjedhjen e tyre si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Ata të cilët mbështetën reformën në drejtësi të kundërshtuar nga Basha dhe pjesërisht të ndihmonin në hapjen e rrugës për fillimin e negociatave të anëtarësimit, e “paguan gabimin”. Sondazhet e fundit tregojnë se PD e cila vetëm tani vonë hoqi dorë nga bojkoti, me shumë gjasa do të humbe përballë PS qeverisëse.

Një sondazh nga instituti italian Piepoli, i bërë publik të martën (13 qershor) tregoi se nëse zgjedhjet zhvilloheshin sot, PS do të merrte 49-53 % të votave, krahasuar me 29-33% për PD. Potencialisht, thanë sondazh-bërësit, PS do të jetë afër fitimit të maxhorancës në parlament. Një nga deputetet e Brukselit i përfshire ngushtësisht në përpjekjet ndërmjetësuese përpara fushatës elektorale tha, “asgje nuk duket të jetë zgjidhur në Shqipëri, ku një nga 2 partitë kryesore duket të jetë duke rënë në një krizë politike dhe është e dominuar nga lidershipi autoritar.” Deputeti refuzoi të identifikohej. Deputeti shqiptar pranoi të intervistohej për të theksuar “kundërshtitë dhe pakënaqësitë e përhapura gjerësisht” me lidershipin e partisë. Vendimmarrja e brendshme dhe demokracia janë karakterizuar gjerësisht si problematike në demokracinë e re të Shqipërisë.

Deputeti tha për Eureporter: “nuk jam vetëm unë që ngre shqetësime të tilla. Ka të paktën edhe 10 anëtarë të vjetër të partisë të cilët folën kundër lidershipit të partisë, dhe që ashtu si dhe unë, nuk u përzgjodhëm më si kandidate për deputetë. “U detyruam të paguajmë çmimin thjeshtë sepse shprehem shqetësimin për mungesën e demokracisë së brendshme në partinë tonë”. Nga të mos-përzgjedhurit si kandidatë për deputetë përfshihet 1 ish ministër integrimi, 1 ish kryetare kuvendi, 1 ish nënkryetar partie dhe 1 ish ministër financash. Komentet e ardhura pas një stanjacioni 3 mujor që bllokoi progresin e reformave të qeverisë së Shqipërisë, u ndërprenë së fundmi, pasi partite qeverisëse dhe opozita arritën 1 marrëveshje mbi zgjidhjen e konflikteve. Ka shpresë se marrëveshja do të ringjallë përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ngre organet të cilat do të kontrollojnë gjyqtarët e prokurorët si një hap të pare drejt një gjyqësori të pavarur, kusht kryesor për bisedimet e anëtarësimit me BE. “Këtë e kemi kërkuar prej kohesh” – tha Deputeti i PD,- duke shtuar “se kjo nuk ishte vetëm në të mirë të Partisë, por edhe te marrëdhënieve të Shqipërisë me BE.

Parlamentari i PD tha se ka “grupe” në PD të cilët janë të zemëruar me strategjinë e fushatës së Bashës dhe refuzimin e tij për t’u konsultuar me të tjerët. “Ka patur një mungesë koherence në mënyrën se si po zhvillohet fushata zgjedhore. Nuk është vetëm çështje e listave, por menyra se si e po e bën fushatën dhe lidhja e saj me reformën në drejtësi e cila është e nevojshme për të bërë vettingun e duhur të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Disa kanë zgjedhur të heshtin, por të tjerë kanë qenë të zëshëm në kriticizmin e tyre ndaj Bashës dhe ata po paguajnë çmimin e të mbeturit jashtë listave të kandidatëve. Jemi përpjekur të gjenim një rrugë jashtë bllokimit dhe vendimit në Shkurt për të bojkotuar parlamentin e më pas zgjedhjet parlamentare. Personalisht kam thënë se një parti politike nuk mund të bojkotoje zgjedhjet. Ky ka qenë mendimi edhe i shume figurave të spikatura në Parti. Dhe tani, për ironi ata që i kërkuan Bashës të mos bojkotonte zgjedhjet e gjejnë veten jashtë listave zgjedhore dhe nuk mund të garojnë më për to.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne