Mediat e huaja: Ndryshimi i kufijve Kosovë – Serbi ndez frikën për enklava serbe në Kosovë

Një shkëmbim i mundshëm tokash midis Serbisë dhe Kosovës, të sugjeruar nga udhëheqësit e tyre për t’i dhënë fund një prej mosmarrëveshjeve territoriale më të paqëndrueshme të Evropës, ka shkaktuar shqetësime se kufiri mund të reduktohet përgjatë vijave etnike dhe të rindërtojë një panoramë të kufijve në bazë të forta etnike.

Në rast se ndodh që mes Kosovës dhe Serbisë të shkëmbehen territore, atëherë Serbia do të lëshonte Luginën e Preshevës, ndërsa po shteti serb në Kosovë do të ngrinte një enklavë, do ta pushtonte Mitrovicën, shkruajnë mediat franceze. Kosova tashmë është një shtet i pavarur prej Serbisë, pasi u shkëput më 2008, kur edhe ka fituar pavarësinë. Lufta guerrile e shqiptarëve pro-pavarësisë së Kosovës çoi në lirinë dhe pavarësimin e Kosovës. Së fundmi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hedhur tezën për ndarjen e Kosovës dhe “marrjen” e Luginës.

Ndarje në baza etnike

Por se një marrëveshje e tillë, nëse do të arrihej, sigurisht do të prekte serbët e Kosovës, një enklavë serbe brenda në Kosovë. Në shkrim nënvizohet se ideja e hedhur për ndryshim kufijsh në Ballkan prek serbë dhe shqiptarë dhe mbetet tepër e diskutuar në rrafsh politik dhe atë social.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne