Mediat greke e konsiderojnë të mbyllur marrëveshjen; Rama-Tsipras e nënshkruajnë në samitin e BE

Mediat greke raportojnë se marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë për disa çështje të hapura, është tashmë e mbyllur dhe do të nënshkruhet së shpejti nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras.

Sipas këtyre raportimeve, marrëveshja pritet të nënshkruhet në Bruksel, gjatë kohës që do të zhvillohet samiti i BE-së, më 28-29 qershor. Burimet bëjnë të ditur se palët kanë rënë dakord për zonat detare, heqjen e ligjit të luftës dhe disa çështje të tjera, por jo për gjenocidin çam, për të cilin pala greke nuk pranon diskutime.

Opozita në Greqi po i kërkon ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, që të dorëzojë në Parlament teksin e marrëveshjes me Shqipërinë përpara se të nënshkruhet nga të dyja palët.

Sekretari i Demokracisë së Re, George Kumutsakos kërkoi më shumë informacione nga Kotzias, pasi siç tha ai, duhet të shmanget precedenti i marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, i kundërshtuar nga opozita.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne