Mediat greke: Një biznesmen shqiptar, “truri” i trafikut ndërkombëtar të kokainës

Një biznesmen shqiptar rezulton se është ‘truri’ i rrjetit ndërkombëtar të drogës.

Kështu shkruan gazeta greke “Espresso”. Kjo gazetë shkruan se shqiptari është arrestuar në Trikalla së bashku me biznesmenin grek Athanasios Karatzounis, i cili u arrestua pasi iu gjet 20 kg kokainë, dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë.

“Truri i qarkut ndërkombëtar, gjithashtu i arrestuar në Trikala, thuhet se është një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, i përfshirë në biznesin e transportit të gazit natyror dhe naftës, me disa aktivitete në shumicën e vendeve të Ballkanit, Turqi, Izrael dhe Katar”, – shkruhet në gazetën greke “Espresso”.

Në shtëpinë e biznesmenit grek u gjetën edhe 10 kg kokainë dhe 100 mijë Euro. Pjesa tjetër prej 10 kg kokainë u gjet në pronën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Lënda narkotike e sekuestruar ishte paketuar me një logo të “PlayBoy” dhe kishte ardhur direkt nga Kolumbia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne