Mediat ruse vunë theksin në vendosmërinë e Turqisë për S-400

Mediat ruse, të cilat i kushtuan një vend të gjerë takimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me Presidentin Vladimir Putin në kryeqytetin Moskë, tërhoqën vëmendjen në deklaratën e Presidentit Erdoan duke e cituar atë të ketë thënë që nuk ka kthim prapa në çështjen e sistemeve S-400.

Mediat ruse publikuan lajme për takimin e realizuar të hënën mes Presidentëve Erdoan dhe Putin.

Agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti” në lajmin e saj që përcjell me titullin “Turqia nuk ka mendje të heq dorë nga S-400” citon Presidentin Erdoan të ketë thënë se “Nuk do të lejojnë që askush të ndërmarrë ndonjë iniciativë ndaj të drejtës sovrane të shtetit dhe se nuk ka kthim prapa në çështjen e S-400-ve”.

Ndërkaq në lajmin e gazetës “Izvestiya” bëhet e ditur se Putin ka zhvilluar një takim gjithëpërfshirës me Erdoanin, ndërsa tërheq vëmendjen në marrëveshjen e arritur mes dy liderëve për formimin e fondit të investimeve.

Ditorja “Rossiyskaya Gazeta” tërhoqi vëmendjen në deklaratat e bëra në drejtim të forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes palëve.

“Putin dhe Erdoan qëndruan mbi çështjet e tregtisë dypalëshe dhe të investimeve, ndërsa premtuan lehtësimin e punëve për biznesmenët”, shkruan gazeta.

Agjencia ruse “TASS” përcjell lajmin me titull “Putin dhe Erdoan arrijnë në marrëveshje për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, ku gjithashtu bëhet e ditur se gjatë takimit u dakordua për vënie në jetë të marrëveshjes për sistemet S-400./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne