MEHMET EFENDI SALIHU NGA OPOJA

Nga: Nexhat Ibrahimi

Mehmet efendi Salihu u lind më 1898 në fshatin Breshanë të Opojës, afër Prizrenit. Mësimet fillestare i mori nga i ati, Mulla Salihu, për t’i vazhduar te Mulla Avdiu. Më vonë mësimet i vazhdoi te muderrisi Rexhep Ismaili për afro dhjetë vjet, ku e mori edhe ixhazet-namen. Ishte i zjarrtë ndaj librit dhe lexonte gjithnjë, sidomos “Ihjau ulumiddinin” e Gazaliut. Punoi si imam në shumë vende, si në një fshat të Suharekës etj. Përveç që komentoi disa libra në margjinat e tyre dhe gojarisht para xhematit, ai shkroi edhe një mevlud me alfabetin arabo-turk, mbase i fundit me këtë lloj shkrimi.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne