MEK dhe ISIS bashkohen në Shqipëri për të sulmuar Irakun dhe Sirinë me mbështetjen e Amerikës?

Një institucion për hulumtime strategjike në Amerikë ka njoftuar për bashkimin e grupit terrorist MEK me grupin terrorist takfirist ISIS për kryerjen e operacioneve destruktive në Irak dhe Siri me mbështetjen e Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se organizata strategjike kulturore e Amerikës në një raport të saj të publikuar të enjten në mediat irakiane, ka shkruar: “Shtetet anëtare të NATO-s që pretendojnë se po luftojnë kundër terrorizmit, grupeve terroriste si MEK i kanë dhënë këtë mundësi që të krijojnë disa baza tyre në disa vende si në Shqipëri, Francës dhe Kosovë. NATO gjithashtu e ka bindur Shqipërinë që të pranojë edhe një numër të konsiderueshëm të terroristëve të grupit të thyer dhe të dështuar ISIS në Irak dhe Siri të cilët janë dorëzuar pranë forcave perëndimore. Amerika dhe NATO gjithashtu e kanë ndihmuar grupin terrorist MEK që të ndërtojë një bazë nën mbrojtje të ashpër të forcave të sigurisë në Shqipëri në rajonin Manzë afër Durrësit”.

Në këtë raport thuhet se nuk është fare për t’u çuditur që pjesëtarët e grupit terrorist MEK të jenë bashkuar me grupin terrorist ISIS në luftën kundër qeverive të Irakut dhe Sirisë, kjo është për arsye se nga pikëpamja e grupit terrorist MEK , ISIS konsiderohet një aleat natyror për të luftuar kundër Bagdadit dhe Damaskut dhe organizatat inteligjente të Perëndimit e dinë që mes ISIS dhe MEK ekziston një aleancë e rëndësishme. Amerika ka ushtruar presion mbi Shqipërinë që të lejojë të bashkohen pjesëtarët e këtyre të dy grupeve terrorist dhe raportet tregojnë se terroristët e ISIS dhe familjet e tyre janë transferuar në disa objekte në afërsi të Tiranës në të cilat kanë banuar edhe pjesëtarët e grupit terrorist MEK në mënyrë më pas edhe terroristët e ISIS të transferohen në kampin e Manzës. Terroristët e grupit MEK gjithashtu në mënyrë të lirë hyjnë në Kosovë dhe kanë edhe një bazë tjetër në “Bonstill” i cili në fakt i përket forcave amerikane. Ky raport gjithashtu tregon se disa gazetarë të cilat janë vendosur nën presionin dhe kërcënimin e qeverisë shqiptare, kanë zbuluar se terroristët e grupit MEK dhe mercenarët e ISIS që veprojnë në Lindjen e Mesme, aktualisht po marrin trajnime në këto dy baza ushtarake dhe po përgatiten për kryerjen e operacioneve destruktive në Irak dhe Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne