nga Paul R. Pillar.

Ndër treguesit e qartë të keqdrejtimit të politikës së administratës Trump lidhur me Iranin, është edhe simpatia për grupin kultisto-terrorist i njohur si Muxhahidin-e Khalq (MEK). Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton dhe avokati i Donald Trumpit, Rudy Giuliani, janë mes dirigjentëve më të shquar të grupit, duke qenë edhe nga folësit kryesorë të tubimeve të MEK-ut. Ata dhe figura të tjerë i referohen MEK-ut si grup që përfaqëson alternativën demokratike ndaj sistemit aktual politik iranian.

Gazetari Arron Merat, një vëzhgues me përvojë i Iranit, i cili më parë ishte korrespondent i Teheranit për the Economist, sapo ka publikuar një artikull prej 6,600 fjalësh për MEK-un në the Guardian. Shkrimi ja vlen për t’u lexuar pasi është një portretizim me informacione të detajuara dhe të përditësuara që nuk të lë asnjë dyshim mbi natyrën e grupit dhe mbi përdorimin e MEK-ut si një mjet për politikën e SHBA-së në rajon.

MEK u themelua si një lëvizje studentore që kundërshtonte shahun e Iranit dhe nxori një ideologji që kombinonte në mënyrë të çuditshme islamizmin dhe marksizmin. Grupi ishte qartësisht anti-amerikan që nga fillimi. Operacionet e tij terroriste synonin bizneset amerikane. Përveç viktimave të shumta iraniane, MEK vrau edhe gjashtë qytetarë amerikanë. MEK ishte një lojtar i madh në rrëzimin e shahut në revolucionin e vitit 1979, por shumë shpejt pati një prishje me regjimin e ri të Khomeinit. Grupi kundërshtoi lirimin e pengjeve amerikanë që mbaheshin në ambasadën e SHBA-së. Grupi vazhdoi me terrorizëm ndryshe nga Republika Islamike që objektiv kryesor kishte zëvendësimin e regjimit të shahut.

Në luftën tetë vjeçare Iran-Irak që tashmë kishte nisur, MEK u hodh në anën e Sadam Husenit. Diktatori irakian i dha grupit armë, para dhe një kompleks të quajtur Kampi Ashraf në këmbim të sulmeve të tij të vazhdueshme brenda Iranit, si dhe ndihmë për Sadamin në shtypjet e kundërshtarëve të tij të brendshëm. Iranianët e kujtojnë këtë fazë të historisë së MEK-ut si një veprim tradhëtar të pafalshëm, gjë që solli ndërprerjen e çdo lloj mbështetje që grupi kishte pasur më parë në Iran.

Artikulli i Meratit jep detaje të aspekteve të funksionimit të kultit MEK dikur në Kampin Ashraf dhe më vonë kur grupi u largua nga Iraku në një kompleks në Shqipëri. Si udhëheqës të kultit, cifti i bashkëshortëve Massoud dhe Maryam Rajavi kanë ngjashmëri me Jim Jonesin dhe Shoko Asaharanin. Familjet shkatërrohen, çiftet e martuar urdhërohen të divorcohen dhe gratë kërcënohen me dënime nëse nuk martohen me “Massoudin” dhe nuk durojnë abuzimet e tij seksuale. Massoudi u shduk nga sytë pas pushtimit amerikan të Irakut, dhe nuk dihet nëse ka vdekur apo është ende i gjallë. Maryami vazhdon punën si imazhi publik i grupit. Detajet vazhdojnë ende të dalin nga vendi aktual i MEK-ut në Shqipëri, duke përfshirë historitë me sterilizime dhe denimet me izolim për ata që mundohen të arratisen nga grupi. Ish kreu i inteligjencës ushtarake shqiptare thotë se anëtarët e MEK-ut jetojnë në kompleksin aktual si “pengje”, mes “dhunës së jashtëzakonshme psikologjike dhe kërcënimeve me vrasje”.

Blerja e transformimit

Përpjekjet e MEK-ut gjatë dy dekadave të fundit për të përcjellë një imazh të mirë publik në kundërshtim të plotë me realitetin e tij të brendshëm, si dhë përpjekjet për tu paraqitur si një forcë për demokracinë në Iran, kanë qenë të varura tek blerjet e figurave publike të mirënjohura. Kjo ka kërkuar shumë para. Paratë janë dashur për folur lirshëm. Disa informacione të publikuara kanë zbuluar se Bolton mori 40,000 dollarë për një paraqitje të vetme në një event të MEK-ut në Paris vitin e kaluar, ndërsa Merati jep një vlerësim se 180,000 dollarë në total janë perfituar nga Bolton prej paraqitjeve të tij të shumta në emër të grupit.

Përveç shumave zemërgjera në emër të grupit, lobimi për MEK-un ka përfshirë edhe teknika të tjera të financuara mirë. Për shembull, turma e ngjarjes së Parisit u plotësua me të rinj të ardhur me autobusë nga Evropa Lindore, të cilët gëzuan një fundjavë falas në Paris. Grupi përdori të njëjtën teknikë të marrjes me qera të njerzve edhe për një demonstrim jashtë Departamentit të Shtetit, kur MEK po rriste lobimin e tij disa vjet më parë për t’u delistuar si një organizatë terroriste e huaj. Disa nga pjesëmarrësit në atë ngjarje kishin qenë pjesë e të pastrehëve të Nju Jorkut. Ata pranuan se MEK-un e njihnin fare pak por vlerësuan ushqimet falas që përfituan në këmbim të marrjes pjesë.

Se nga vijnë paratë është akoma një mister. Por disa të dhëna flasin se burimi më i mundshëm i parave janë qeveritë rivale me Iranin të Lindjes se Mesme.

Dy vëzhgime të mëtejshme tregojnë imazhin e vërtetë të MEK-ut. Njëri ka lidhje me atë se si disa njerëz të famshëm, ndoshta edhe të respektuar, me sa duket kanë qenë të gatshëm të prostituojnë për të marrë pjesë në këto evente me tarifa të majme. Një gamë e gjerë figurash politike kanë luajtur ndeshjen, nga Howard Dean prej të majtëve dhe deri tek Boltoni prej të djathtëve. Disa nga lojtarët që kanë marrë pjesë në këto evente mund të kenë pasur pak më shumë njohuri për MEK-un sesa personat e pastrehë të Nju Jorkut. Ed Rendell, një ish-guvernator demokrat i Pensilvanisë e pranoi hapur se dinte fare pak për grupin në kohën kur mori një ftesë për të folur në një tubim që MEK organizoi në një hotel në qendër të Uashingtonit. Ai më pas i tha audiencës së tij se reputacioni i folësve të tjerë në të njëjtin tubim e bindi atë se kauza duhet të ishte dicka shumë e vlefshme.

Por jo të gjithë i janë nënshtruar tundimeve të parasë. Për shembull Elliott Abrams, një neokonservator përgjegjës në keqdrejtimin e politikës kundrejt Lindjes së Mesme, nuk e pranoi një ftesë për të folur në një event të MEK-ut. Abrams përmendi faktin se grupi ishte ende në listat e organizatave terroriste të huaja në atë kohë.

Përçarje jo Demokraci

Vëzhgimi tjetër tregon se megjithëse personalitet i kanë tërhequr pagesat e tyre nga bankat, fakti që një grup i neveritshëm si MEK-u, kaq i dukshëm në politikën e administratës amerikane ndaj Iranit, demonstron falimentimin e asaj politike. Nëse MEK është në lojë, loja nuk ka të bëjë me demokracinë, të drejtat e njeriut, ose me drejtësinë për iranianët e zakonshëm. Bolton dhe të paktën disa nga të tjerët që kanë mbrojtur grupin janë mjaft të mençur për ta dalluar këtë dhe për të kuptuar natyrën e vërtetë të grupit. Ata nuk janë të interesuar për demokraci por për aftësinë për sabotim, shkatërrim dhe vrasje në Iran, një aftësi që MEK e ka ende pavarësisht nga pretendimet e tij se ka braktisur dhunën.

Mbështetja ndaj kësaj aftësie mund t’i shërbejë objektivave të rivalëve rajonalë që synojnë sabotimet, shkatërrimet dhe vrasjet në Iran, të cilët i mirëpresin forcimet e aftësive të MEK-ut për trazira. Sigurisht që kjo nuk i shërben interesave të Shteteve të Bashkuara. Në vend të kësaj, paqëndrueshmëria brenda Iranit dhe përreth rritet, forcohet tregu i pikëpamjeve të vijave të ashpra mbi Iranin dhe përlyet SHBA si rezultat i perzierjes me MEK-un. Nëse MEK përfaqëson atë që liderët amerikanë thonë kur flasin për demokracinë, në anë tjetër shumica dërrmuese e iranianëve nuk dëshirojnë të kenë asnjë lloj lidhje me të./lobelog/Gazeta Impakt

 

Paul R. Pillar është një figurë e lartë e Qendrës për Studime të Sigurisë në Universitetin Georgetown dhe një bashkëpunëtor i Qendrës së Gjenevës për Politikat e Sigurisë. Ai doli në pension në vitin 2005 pas një karrierë 28 vjeçare në komunitetin e inteligjencës së SHBA-së. Pozicionet e tij të larta përfshijnë oficerin zyrtar të inteligjencës për Lindjen e Afërt dhe Azinë Jugore, zëvendësshefin e Qendrës kundër terrorizmit dhe Asistentin Ekzekutiv për Drejtorinë Qendrore të Inteligjencës. Ai është veteran i Luftës së Vietnamit dhe një oficer në pension i Ushtrisë së SHBA-së. Ai është diplomuar në Kolegjin Dartmouth, Universitetin e Oksfordit dhe Universitetin Princeton. Nga librat e tij më të njohur janë, Duke negociuar paqen (1983), Terrorizmi dhe politika e jashtme e SHBA-së (2001), Inteligjenca dhe politikën e jashtme e SHBA-së (2011) dhe Pse Amerika e keqkupton botën (2016).

 

27