MEK paguan për të rregulluar imazhin pas sherrit me banorët e Manzës

Ditët e fundit, varrimi i Marzieh Rezaei, terroristes që MEK e shet si luftëtare të lirisë, në Manëz, në varrezën e fshatit, është bërë problem në media. Tashmë pas revoltës së dukshme në media dhe pasi sic duket nga ndryshimi i menjehershëm i mendimit janë paguar mirë nga MEK ( nuk është hera e parë që kjo organizatë terroriste e bën këtë), banorët thonë që ky ishte një problem i thjeshtë për t’u zgjidhur me muxhahedinët dhe nuk kishte nevojë për kaq shumë vëmendje nga media. Dhe marrëdhënia midis banorëve vendas dhe muxhahedinëve iranianë është shumë e mirë dhe miqësore. Banorët e zonës i konsiderojnë muxhahedinët si mysafirët e tyre dhe respektojnë sakrificat dhe luftën e tyre të gjatë për liri dhe demokraci per vendin e vet- (ku dinë gjë banorët Manzës për këto punë ?!)

Ja sa bukur dhe të informuar duken këta banorë që flasin pikërisht siç do terroristja Rajavi meqenëse dhe lajmi është i servirur gati për portalet:

“Unë jam Enver Axhami dhe punoj këtu te kampi i muxhahedinëve. Desha të parashtroj disa përshtypje të miat ndaj njerëzve që janë në këtë kamp. Unë kam 6 muaj që punoj këtu dhe kam vërtet respekt për ta, dhe janë njerëz që na respektojnë dhe nuk janë njerëz të dëmshëm për shoqërinë tonë, këtu ku jemi ne. Gjatë incidentit që ka ndodhur në Manzë, me aq sa mendoj unë, këta nuk është se dëshirojnë që të marrin tokë që nuk u takon atyre. Por deri sa të zgjidhet problemi me tokat ku do të bëjnë varrezat e tyre, ndoshta, popullsia jonë i ka keqkuptuar. Unë kam shumë kohë që punoj këtu, dhe gëzoj respekt ndaj tyre dhe mendoj që këta janë një shoqëri që ia vlen t’i kemi këtu. Gjithashtu, mendimi im është që këta janë shumë të respektueshëm ndaj shoqërisë sonë”, ka thënë Enver Axhami, një nga banorët e zonës.

Mentor Basha, një banor tjetër ka thënë:

“Punoj që nga tetori e deri tani te muxhahedinët. Janë njerëz shumë të respektuar. Derisa i ka sjellë shteti këtu, duhet t’i ndihmojë dhe t’u gjejë edhe një vend për varreza. Deri tani, me ne janë sjellë shumë mirë. Janë komunitet shumë i afërt me ne. Edhe ne do t’i respektojmë aq sa na kanë respektuar edhe këta. Përderisa na kanë mbajtur me punë, edhe ne do t’i mbajmë afër. I lutem edhe një herë institucioneve shtetërore, edhe bashkisë, përderisa i ka sjellë këtu, t’u gjejë edhe një vend për varreza dhe mos t’i komprometojë me popullin. Se edhe populli i Manzës është shumë popull i mirë, është mikpritës. Por derisa nuk ka vend as për vete për varrezat, i lutem bashkise të bashkëpunojë për t’u gjetur varrezat. Muxhahedinët janë njerëz shumë shumë të mirë. Do t’i respektojmë sikur na kanë respektuar.”

Muhamet Behluli, një banor tjetër ka thënë:

“Që në shtator të vitit të kaluar kam filluar punë në kampin e muxhahedinëve. Për deri tani, ne jemi sjellë mirë me ta, sic janë sjellë mirë edhe ata me ne. Deri tani nuk kemi përshtypje të këqija ndaj këtij komuniteti që kanë ardhur këtu. Ne jemi të respektuar nga ana e tyre, por edhe ne jemi munduar që t’i respektojmë. Faktikisht, këta kanë probleme dhe kanë nevojë për ndihmë nga institucionet shtetërore. Kanë probleme për varrezat, kanë probleme për t’i mbështetur… Pavarësisht se gazetarët vijnë e flasin sipas programeve të tyre… por nuk duhet të merren për bazë disa gjëra po s’qenë realitet. Në realitet ky komunitet është sjellë aq mirë sa ne nuk kemi c’të themi për ta. Janë të nderuar, të respektuar. Faleminderit prej tyre. Po institucionet shtetërore duhet të marrin masa, se këta kanë nevojë për mbështetje, për varreza, për ndonjë siguri.”

Medi Muca, një banor tjetër ka thënë:

“Unë jam një banor këtu në Manzë. Është problemi për mysafirët, muxhahedinët që kanë ardhur këtu, dhe unë them me plot bindje, me gjithë vëllezër e me gjithë punëtorë që jemi punësuar këtu, kemi shumë respekt, jemi shumë të kënaqur nga muxhahedinët. Dhe dëshirojmë që ata sa më shpejt të shkojnë në vendin e vet, por nëse një mundësi e tillë nuk realizohet, ne prapë kemi dëshirë që t’ia kalojmë mirë me ta. Dhe jemi shumë të kënaqur. Janë shumë njerëz me kulturë, shohin punën e vet, hallin e vet. Kështu që, dëshira është që ne të kalojmë një jetë pa probleme me ta. Janë shumë të respektuar, edhe ne jemi shumë të respektuar nga ata.”

Cila ishte Marzieh Rezaei dhe ja si MEK e shet si luftëtare lirie pa treguar aktivitetin kriminal në Irak qe kjo mund të ketë kryer nën urdhërat e MEK kur kjo organizatë konsiderohej edhe nga OKB si terroriste:

Znj. Marzieh Rezaei, e cila ishte anëtare e muxhahedinëve iranianë, ndërroi jetë më 4 maj 2018, pas një lufte të gjatë me kancerin. Lindur më 1968-n në familjen Rezaei ( qē MEK nuk e lejoi kurrë ta kontaktojë)   Marzieh Rezaei u familjarizua me muxhahedinët dhe përkushtimin e tyre për interesat e ngushta personale të Rajavi dhe kultit të saj,  që në moshë të re. Pasi u bashkua me muxhahedinët, ajo ka pranuar vazhdimisht dhe në mënyrë aktive një shumëllojshmëri përgjegjësish.

Gjatë sulmit të forcave irakene në korrik 2009 ndaj Kampit Ashraf – vendi i mëparshëm i muxhahedinëve në Irak – Znj. Rezaei qëndroi me guxim krah për krah kolegëve të saj për të mbrojtur shtëpinë dhe të drejtat e tyre – ( cfarë shtëpie e cfarë të drejtash kishin këta terroristë në atë kohë?!) Në vijim të sulmit të irakenëve, Znj. Rezaei u bashkua me një numër të madh muxhahedinësh të tjerë në një grevë urie për të protestuar ndaj kësaj mizorie. Pavarësisht përkeqësimit të shëndetit të saj pas një greve të gjatë urie, Znj. Marziah ishte gjithmonë një frymëzim për miqtë dhe kolegët e saj.

 

/portali DurresLajm/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne