Meka çdo ditë e më shumë po ngjason me ‘Las Vegasin’

nga Cristina Maza.

Ndryshimet që po bën Arabia Saudite në Mekë më shumë ngjasojnë me ‘Las Vegasin’ thonë kritikët.

Planet e Arabisë Saudite për ta rimodeluar Mekën do të bëjnë që vendi më i shenjtë i Islamit të duket “më shumë si Las Vegas” se sa një vend i shenjtë, thonë kritikët.

Qeveria e Saudisë ka në plan të ndërtojë një çati të lëvizshme mbi Qaben, vëndin e shenjtë të vendosur në qendër të Mekës, për të mbrojtur pelegrinët, sipas një video të publikuar nga fondacioni Islamik i trashëgimisë për the Independent. Videoja tregon një model të vendit të shenjtë me një çati të lëvizshme.

Projekti, i cili është planifikuar të përfundojë në vitin 2019, ka shkaktuar shume debat nga kritikët të cilët thonë se remodelimi i Mekës po e bën atë tejet modern.

“Nuk është një ide e mirë të vendosësh një çati të lëvizshme në atë vend. Ata po e ndryshojnë natyrën e vërtetë të saj, e kanë nxjerrë jashtë shpirtin e saj. Mënyrën e jetesës së dikurshme myslimane po e zëvendesojnë edhe në vaktet e ushqimit si të ngrënit nëpër restaurantet KFC”, tha Ali Al-Ahmed, drejtor i institutit për cështjet e gjirit.

“Duket më tepër Las Vegas sesa një vend fetar. Ata kanë një shpërfillje të madhe për kulturën vendase”

Një tjetër ekspert tha se çatia e lëvizshme, kubeja i Islamit, në përgjithësi për devotshmit nuk është diçka e pëlqyer.

“Përmirësimet padyshim që janë të nevojshme, por shtimi i një mbulesë të lëvizshme është diçka kontraverse”, tha Amanda Kadlec, një analiste për Lindjen e Mesme e korporatës Rand. “Kjo është më tepër një çështje moderniteti në konkurrencë me traditën e vendit të shenjtë.”

Të gjithë muslimanët në mbarë botën presin të kryejnë haxhin, një pelegrinazh në vendin e lindjes së profetit Muhamed, të paktën njëherë të vetme gjatë jetës së tyre. Për kete arsye shumë muslimanë kanë kërkuar që vendi i shenjtë të ndërkombëtarizohet ose Arabia Saudite ti lejojë vendet e tjera që të japin sugjerimet e tyre për mbarëvajtjen e vendit të shenjtë.

Por zyrtarët sauditë cdo tentativë për të ndërkombëtarizuar Mekën e kanë quajtur “një akt lufte”. Meka nuk është klasifikuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe qeveria saudite është e lirë që ta rinovojë dhe rimodelojë sipas dëshirës pa u përzier me ligjet ndërkombëtare.

Rinovimi i Mekës filloi me zell të madh gjashtë vjet më parë.

Qeveria saudite argumenton se rinovimet janë të nevojshme për sigurinë e miliona pelegrinëve që udhëtojnë çdo vit në Mekë. Shtypjet e rrezikshme, zjarret në tenda dhe aksidentet e tjera fatale kanë shkaktuar qindra vdekje në Mekë gjatë viteve.

Për shembull, në vitin 2015, më shumë se 2.200 njerëz vdiqën nga shtypja në një urë që të çonte në Mekë dhe gati 1.500 persona vdiqen në vitin 1990 në një rast të ngjashëm.

Megjithatë edhe ndërtimi nuk është pa rreziqet e tij. Në vitin 2015 një vinç që u rrëzua në xhaminë e madhe të Mekës vrau 107 persona./ Gazeta Impakt

burimi:newsweek

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne