“Mekanizmi tresh Turqi-Rusi-Iran mund të përdoret si model në Azi”

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani tha se mekanizmi i bashkëpunimit që kanë zhvilluar Turqia me Rusinë dhe Iranin për krizat rajonale mund të përdoret si një model edhe për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe politike në Azi.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Stamboll, ku ka ardhur për të marrë pjesë në punimet se Sesionit të 11-të të Asamblesë Parlamentare të Azisë (APA), Kryetari i Parlamentit të Iranit, Larixhani tha se Azia po përballet me sfida serioze në fushat e sigurisë dhe politikës, dhe këto sfida mund të gjejnë zgjidhje falë bashkëpunimeve shumëpalëshe.

Problemet nuk mund të zgjidhen menjëherë, por mekanizmat e bashkëpunimit duhen zhvilluar, theksoi Larixhani dhe shtoi: “Bashkëpunimi mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë për t’u gjetur zgjidhje problemeve rajonale mund të jetë një model për Azinë. Ky model mund të zgjerohet në rajon në formën e bashkëpunimeve në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe politikës”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne