Memorandum mirëkuptimi Shqipëri-Turqi në fushën e arsimit edhe pse ne tekstet shqiptare shahet Perandoria Osmane

Kryetari i Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë (YÖK), Prof. Dr. Yekta Saraç, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Shqipëri, ku është takuar me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ku është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Ambasada e Turqisë në Tiranë, thuhet se gjatë takimit Prof. Saraç-i i ka shprehur ministres shqiptare kënaqësinë që ndodhet në Shqipëri, ndërsa ka siguruar ministren për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit, Nikolla i ka thënë se është shumë e lumtur për suksesin e studentëve shqiptarë në Turqi dhe ka falenderuar Prof. Seraç-in për vizitën.

Ndërmje Seraç dhe Nikolla-s është firmosur edhe një memorandum mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Dy palët janë shprehur optimistë që përmes këtij protokolli numri studentëve shqiptarë në Turqi do të rritet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne