MERITA E PADISKUTUESHME E RUSISË NË KRIJIMIN E SHQIPËRISË DHE IDENTITETIT SHQIPTAR

Nga Isa Mulaj

Pas Luftës së Dytë Boterore, Stalini e përkrah krijimin e një federate ballkanike Jugosllavi-Bullgari-Shqiperi ose një shtet që do të quhej Jugosllavi ose tokë e sllavëve të jugut. KROATI Josip Broz Tito mbreh dhëmbët për ta gëlltitur Shqipërinë ose ta bëjë atë republikën e shtatë, ndërkaq nuk është në favor të federatës me Bullgari. Mirëpo, në vitet 1947-8 ndodhë çarja e madhe ndërmjet BRSS dhe Jugosllavisë, në mes tjerash, për shkak të ambicieve të sëmuara të KROATIT Tito ndaj Shqipërisë, sa që rusët kërcënojnë me pushtim Kroatosllavinë e Titos. Stalini me atë rast i kërcënohet Titos:

“Ti s’guxon me prekë Shqipërinë se ta çkërdhej atë nanë t’baj puzhar. T’ishe kanë serb t’kisha toleru pak, por je kroat e t’kalli.”

Në realitet, prej atij kërcënimi serioz të rusëve, Kroatosllavia e Titos s’ka guxu me i ba cik Shqipërisë sepse rusët e furnizuan Enver Hoxhën me armatim, e futën në traktatin e Varshavës, dhe ndërtuan një bazë ushtarake në Vlorë. Prej atij momenti jo vetëm që ndodhi çarja “jugosllavo-shqiptare”, por Enver Hoxha përdorte një retorikë të ashpër kundër Kroatosllavisë derisa vdiq Stalini. Kjo ishte arsyeja pse qytetit të Kuçovës iu vu emri Qyteti Stalin, pra shkaku i kroatëve. Këto rrethana u bënë faktori kryesor i ndërtimit të shtetit shqiptar, dhe identitetit shqiptar ose shqiptarisë që e njihni edhe sot. Pas rënies së komunizmit, është tentuar të hidhet baltë kundër Rusisë në raport me shqiptarët edhe për të kaluarën komuniste, por faktet flasin krejt ndryshe. Sot, shqiptarët trushpërlarë mendojnë se Enver Hoxha ishte budalla pse i ka quar në rrotë të samës KROATËT, duke mos ditur se ai po e bënte këtë me ndihmën e rusëve që nuk i lejuan KROATËT ta gllabërojnë Shqipërinë për ta serbizuar./ FB

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne