Merkel – Kontributi i Turqisë për çështjen e refugjatëve është shumë i rëndësishëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri të ditur se kontributi që dha Turqia në çështjen e emigrantëve është shumë i madh.

Në fjalën e saj të mbajtur gjatë bisedimeve për buxhetin në Asamblenë Federale të Gjermanisë (Bundestag), Kancelarja Merkel preku edhe në ato që u biseduan gjatë samitit të Këshillit Evropian.

“Më në fund biseduam për çështjen e ndihmave financiare prej 3 miliardë eurove, të cilat në të vërtetë do ti shërbejnë 3 milionë e 900 mijë refugjatëve të strehuar në Turqi e jo Turqisë. Ne miratuam dërgimin edhe të pjesës së dytë të ndihmave. Ajo çfarë bëri Turqia për refugjatët sirianë është kontribut i madh dhe meriton çdo lëvdatë”, bëri të ditur Merkel.

Kancelarja gjermane vuri në dukje se për të ardhmen e Gjermanisë dhe gjithë Evropës është e nevojshme që problemi i migrimit të zgjidhet me solidaritet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që vendet e Bashkimit Evropian ti mbrojnë kufijtë e jashtëm dhe se janë duke zhvilluar bisedime me vendet anëtar me peshë Austrinë dhe Greqinë, ndërsa për Italinë rëndësi paraqesin marrëveshjet që do të arrihen me vendet e Afrikës dhe ndihmat që do ti bëhen këtyre vendeve.

Merkel rikujtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Gjermania kanë kërkuar të rrisin shpenzimet në fushën e mbrojtjes në kuadër të NATO-s, ndërkaq shprehu kënaqësinë nga vendimi i marrë në këtë drejti dhe shtoi se në të ardhmen këto shpenzime do të rriten edhe më shumë dhe se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e besueshme e NATO-s.

Ajo gjithashtu shtoi se do të shqyrtojnë planin e ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer në lidhje me çështjen e emigrantëve që kohëve të fundit shkaktuan mosmarrëveshje mes tyre dhe do të kërkojnë mënyra për përshpejtimin e procedurave në lidhje me emigrantët./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne