Merkel: Krijimi i ushtrisë europiane, domosdoshmëri

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se mbështet idenë e Macron për krijimin e ushtrisë europiane.

Merkel u shpreh se krijimi i një ushtrie europiane të integruar është e domosdoshme. Merkel tha se kontinenti i vjetër duhet të mësojë nga Lufta e Parë Botërore dhe përçarjet që çuan në fillimin e konfliktit.

“Duhet të punojmë për vizionin e një ushtrie të vërtetë europiane”, shpjegoi Merkel në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Europian.

Ideja e Macron është kundërshtuar ashpër nga Donald Trump i cili tha se Macron sugjeron të ndërtojë ushtrinë e vetë për të mbrojtur Europën nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia. Por ai harron se ishte Gjermania armiku në dy luftërat botërore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne