Merkel mbërrin në Arabinë Saudite, s’e vendos shaminë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur sot në Arabinë Saudite për bisedime me monarkun e mbretërisë së pasuruar me naftë, duke filluar kështu vizitën në dy vendet e Gjirit.
Merkel u prit nga Mbreti Salman dhe zyrtarë tjerë të lartë pas mbërritjes në qytetin perëndimor Jiddah, transmeton Express.

Liderja gjermane pritet që t’u bëjë presion liderëve të Gjirit që të bëjnë më shumë për të pranuar refugjatë dhe të ofrojnë ndihma humanitare për refugjatët që ikin nga konfliktet në vendet me shumicë myslimane.

Vendi i saj, Gjermania ka ofruar strehim për qindra mijëra njerëz nga Siria, Iraku dhe Afganistani në vitet e fundit.

Sikur edhe lideret tjera femra të vendeve perëndimore, as Merkeli nuk e vendosi shaminë kur arriti në mbretërinë kontroverse.

Pas vizitës në Arabi Saduite, ajo do të udhëtojë për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne