Merkel: Politika evropiane e mbrojtjes nuk e zëvendëson NATO-n

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri të ditur se politika evropiane e mbrojtjes nuk mund të zëvendësojë NATO-n.

Në prononcimin e saj të bërë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit me Kryeministrin e Letonisë, Krisjanis Karins, Merkel tha se me homologun e saj kanë biseduar për problemet e BE-së.

Merkel vuri në dukje se beson që aftësitë e përbashkëta strategjike të NATO-s do të mund të hapin rrugë për një partneritet më të mirë me ShBA-të, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Theksoj se politika evropiane e mbrojtjes në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësojë NATO-n”.

Duke potencuar që shikon ngrohtë në ndërtimin e një avionmbajtëseje të përbashkët të Evropës, Merkel tha se e vlerëson të drejtë dhe të mirë që Evropa të ketë një flotë të tillë, ndërsa shtoi se do të mund të marrin pjesë në punimet që do të kryhen në këtë drejtim.

Ndërkaq në lidhje me largimin e Anglisë nga Bashkimi Evropian (Brexit), Kancelarja gjermane përsëriti se me këtë vend dëshirojnë të vendosin një partneritet të mirë dhe se do të bëjnë çdo gjë për formimin e tij.

Ndërsa Kryeministri i Letonisë, Karins nga ana e tij tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e bashkëveprimit të vendeve të BE-së pas Brexitit, ndërsa vuri theksin edhe në nevojën për heqjen e kufijve mes vendeve të BE-së.

Karins tha se dëshirojnë që BE-ja “të flasë njëzëri përballë vendeve të mëdha si Rusia”, ndërsa shtoi se “Për të qenë faktorë të rëndësishëm ne duhet të lëvizim së bashku. Do të jemi më të fortë edhe nga aspekti i sigurisë edhe nga aspekti ekonomik në qoftë se bashkëpunojmë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne