Merkel ‘sfidon’ Trump nga Meksika: Problemet nuk zgjidhen duke ndërtuar mure

Gjatë një vizite në Meksikë, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se muret nuk do të zgjidhin problemet e shkaktuara nga emigracioni, shkruan “BBC”.

Zonja Merkel nuk ka përmendur Presidentin  Donald Trump, i cili ka premtuar të ngrejë një mur përgjatë kufirit me Meksikën, por la të nënkuptohej se ky ishte një mesazh që i drejtohej atij.

Ajo tha se historia tregoi se presionet e emigracionit u zgjidhën vetëm kur perandoritë u “treguan të mirë me fqinjët e tyre”.

Theksojmë se Merkel u lind dhe rrit në Gjermaninë Lindore komuniste, prapa Perdes së Hekurt.

Duke folur për një panel diskutimi me presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, ajo la të nënkuptohej se ishte kundër ndërtimin të murit mes SHBA-së dhe Meksikës.

“Natyrisht se arsyeja kryesore për largimin e njerëzve duhet të zgjidhet brenda vendit. Ngritja e mureve nuk do ta zgjidh kurë problemin”, deklaroi Merkel.

Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne