Merkel: Trump po dëmton rendin ndërkombëtarë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kritikoi tërheqjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin: Po dëmton besimin e rendit ndërkombëtarë.

Në aktivitetet e Ditës së Kishës Katolike në qytetin Mynster të Gjermanisë morrën pjesë edhe udhëheqës politik. Duke folur në panelin me titull ‘Kërko paqe’, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, e ka pritur me pikëllim dhe shqetësim të madh.

‘MULTILATERALIZMI PO KALON NËPËR NJË KRIZË TË VËRTETË’

Merkel tha se tërheqja e njëanshme nga marrëveshja e pranuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nuk ishte e drejtë dhe duke përkujtuar se më parë, Trump kishte braktisur edhe marrëveshje për klimën dhe tregtinë, theksoi: “Kjo situatë po dëmton besimin e rendit ndërkombëtarë. Multilateralizmi është në një krizë të vërtetë. Nëse nuk kujdesemi për rendin ndërkombëtarë dhe veprojmë pa menduar, kjo do të ishte një lajm i keq për botën.”

‘DUHET TË NDËRMARRIM HAPA SERIOZ NË KËTË PERIUDHË SHKËPUTJEJE TË THELLË’

Kancelarja e cila tha se qeveria gjermane e mbështetë multilateralizmin përkundër të gjitha të metave të saj dhe e sheh formimin e saj si detyrën më urgjente, foli edhe për ‘hapa seriozë që duhet të merren në një periudhë shkëputjeje të thellë’.

Merkel e cila përkundër kësaj, tha se nuk është e nevojshme që të vihet në dyshim partneriteti me SHBA-në dhe se do të mbështesë partneritetin Transatlantik sepse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë vlera të përbashkëta, duke iu afruar shumë çështjeve nga e njëjta pikëpamje, vazhdoi kështu:

‘BE-JA NUK MUND TË I’A DALË E VETME’

“Dhe ne duhet të pranojmë se Evropa nuk është mjaft e fortë për të qenë e vetme një forcë paqeje. “BE-ja ka nevojë për partnerë. Nuk duhet të përpiqemi të jemi më të fortë se që jemi. Kjo mund të na çojë në dënime të gabuara në përmasa të rënda.”

MESAZHI ‘NUK MUND T’I BESOJMË SHBA-SË’

Në ceremoninë ku çmimi ndërkombëtar Charlemagne, i cili i jepet atyre që përpiqen për integritetin e Europës, këtë vit i’u dha presidentit francez Emmanuel Macron, u dhanë mesazhe të rëndësishme.

‘DETYRA JONË MË E RËNDËSISHME NË TË ARDHMEN’

Merkel e cili i’a dha çmimin Makronit në ceremoninë e mbajtur dje në Aachen, të Gjermanisë, theksoi:

”Nuk ka më një situatë në të cilën SHBA-ja do të na mbrojë. Ka mbetur në të kaluarën koha kur mund t’i besonim vetëm SHBA-së për të na mbrojtur. Evropa do të duhet të marrë punët në duart e saj. Kjo është detyra jonë më e rëndësishme në të ardhmen.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne