Mesazhet e sinqerta të Presidentit Erdogan zgjojnë interesim të madh në Greqi

Mesazhet e sinqerta të Presidentit, Recep Tayyip Erdogan shkaktuan jehonë të madhe në Greqi.

Kryeministria e Greqisë bëri një deklaratë në lidhje me qasjet pozitive të Presidentit Erdogan për përkrahjen e dialogut në lidhje me çështjet e Detit Egje dhe të çështjeve tjera të rëndësishme mes dy vendeve përfshirë edhe ato të sigurisë.

Kryeministria greke me anë të një komunikate me shkrim vuri theksin në rëndësinë e vënies në jetë të vlerësimeve të Presidentit Erdogan.

Gjatë reportazhit të dhënë për një kanal televiziv privat, Presidenti Erdogan në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë kishte deklaruar se “Nuk dëshirojmë që ujërat e Detit Egje të ngrohen. Ne nuk punojmë në këtë drejtim. Në Greqi shikojmë si në fqinjin tonë. Dëshirojmë që ti tejkalojmë të gjitha vështirësitë të dala në njërën apo në mënyrë tjetër”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne