Mesazhi i Ikbalit për dinjitet dhe shpresë

Zafar Bangash

Kontributi i Allamas për zgjimin musliman përmes poezisë është i madh

Në mesin e shumë kontributeve të tij të mëdha, Allama Muhammad Ikbal do të mbahet mend më shumë për të mundësuarit e muslimanëve që të kuptojnë identitetin e tyre të veçantë islamik dhe për instalimin e një ndjenje të vetë-respektit dhe dinjitetit në ta.

Qeniet njerëzore janë produkt i rrethanave të tyre dhe të ndikuara nga to. Edhe pse ndikimi i rrethanave tek njerëzit është vetëevident, nuk është e thënë që ata do të duhet të bëhen të burgosurit e tyre. Historia ofron dëshmi të mjaftueshme se disa individë – pa dyshim të jashtëzakonshëm – kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Nuk ka nevojë për të gërmuar shumë thellë në histori për të gjetur prova të tilla. Në shekullin e njëzetë, disa figura kryesore u shfaqën në botën muslimane, mendimi dhe përpjekja e jetës së të cilëve ndryshuan rrjedhën e historisë në mënyra të thella.

Dy emra në mesin e shumë të tjerëve janë: Allama Muhammad Ikbal (d.1938) dhe Imam Khomeini (d.1989). Për qëllime të këtij artikulli, ne do të përqëndrohemi në kontributin e vetëm një prej këtyre personaliteteve të mëdha: Allama Muhammad Ikbal, i cili u nda nga jeta 79 vjet më parë në këtë muaj. Ndërsa u shkollua në Perëndim dhe studioi me kujdes filozofinë dhe ideologjinë e tij themelore, ai arriti t’i hidhte poshtë të dyja. Në vend të kësaj, ai dha një mesazh të ndryshëm për masat muslimane në Indinë e kolonizuar nga britanikët. Ai ishte i rrënjosur në vlerat dhe parimet e Islamit dhe i bazuar në Sunetin e të Dërguarit fisnik (saws).

Nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, pjesë të mëdha të botës muslimane kishin shkuar në barkun e bishës koloniale. Kolonializmi preku botën muslimane në mënyra thellësisht negative: politike, ekonomike, kulturore dhe intelektuale. Ky sulm rezultoi në krjimin e lëvizjeve të rezistencës që kërkonin të drejtat e tyre, por lëvizje të tilla ishin të izoluara, ose në masë të madhe nacionaliste, që pasqyronn ndikimin e dëmshëm që kishte pasur kolonializmi në mendimin politik musliman.

Nga mesi i shekullit të njëzetë, disa vende dolën nga kolonializmi duke pretenduar të ishin të pavarura. “Pavarësia” e tillë, megjithatë, doli të ishte një shaka mizore. Krerët muslimanë të këtyre komb-shteteve janë më të pamëshirshëm dhe shumë më të paaftë seç kanë qenë ndonjëherë kolonialistë britanikë (dhe në disa raste francezë apo hollandezë).

Dr. Muhammad Ikbal u lind në Sialkot më 9 nëntor 1877. Ai vdiq më 21 prill 1938. Ai është gjerësisht – dhe me të drejtë – i njohur si ai që frymëzoi idenë për krijimin e shtetit të Pakistanit. Edhe pse ai nuk jetoi për të parë ëndrrën e tij, ai i çoi muslimanët e Indisë në një rrugë duke i bërë ata të vetëdijshëm për identitetin e tyre të veçantë.

Kush ishte Allama Ikbal dhe pse ka rëndësi për muslimanët sot? Në moshën e internetit dhe të informacionit të menjëhershëm, është e mahnitshme se sa pak brezi i ri i muslimanëve di në lidhje me Ikbalin dhe kontributin e tij të madh për zgjimin islamik. Ndërsa ai ende ka admirues në të gjitha pjesët e botës, jo vetëm në Pakistan (ku ai ka lindur, por vdiq para se ai të vinte në ekzistencë), ato që ai i la trashëgim Umetit musliman me poezitë, filozofitë dhe analizat politike të tij janë një trashëgimi e pasur që nuk mund të injorohet dhe nuk duhet të harrohet.

Allama Ikbal jetoi në një periudhë të zymtë të historisë muslimane, veçanërisht në Indinë e kolonizuar. Muslimanët kishin sunduar Indinë për gati 1000 vjet. Me ardhjen e britanikëve, ata u zhvendosën nga roli i tyre i mëparshëm dhe u kthyen në të nënshtruar. Për hindutë e Indisë, sundimi kolonial britanik thjesht donte të thonte një ndryshim i udhëheqësve. Në fakt, ata e konsideronin ardhjen e tyre një dhuratë nga Perëndia, pasi ata ishin acaruar nën sundimin musliman, edhe pse ai ishte kryesisht dashamirës dhe nuk ndikonte në jetesën apo zakonet e tyre. Vërtetë, ata ndiheshin të nënshtruar dhe nuk i pranoin muslimanët si pjesë të Indisë, edhe nëse këta të fundit kishin jetuar atje për 1.000 vjet. Hindutë, si popullata në mazhorancë e Indisë, e kuptuan se britanikët përfundimisht do të largoheshin dhe ata automatikisht do të trashëgonin pushtetin.

E vetëdijshme për këtë eventualitet, udhëheqja muslimane në Indi luftoi për të mbrojtur interesat e muslimanëve duke punuar me hindutë. Fillimisht, disa muslimanë e kuptuan se ajo ishte një përpjekje e mjerë. Ishte Allama Ikbal, poeti-filozof dhe analisti politik, i pari që e kuptoi se që muslimanët të jetonin një jetë dinjitoze, ata duhet të kishin një atdhe të veçantë. Kjo nuk ishte e bazuar në emocione apo në shovinizmin etnike. Ikbali kishte arritur në këtë përfundim pas një studimi të thellë të situatës që mbizotëronte në Indi.

Për dekada me radhë para pavarësisë së vitit 1947, turmat hindu kishin sulmuar muslimanët në pjesë të ndryshme të Indisë. Kjo ishte gjatë sundimit britanik; ajo çka do të ndodhte kur e majta britanike dhe Hindutë të ishin në pushtet, nuk ishte e vështirë të imagjinohej, por shumica e udhëheqjes muslimane vazhdonin të shpresonin se ata disi do bashkëekzistonin me shumicën hindu. Ishte pikërisht në këto rrethana kur Ikbali bëri një thirrje për krijimin e një atdheu të veçantë për muslimanët. Ai tha se kishte parashikuar një atdhe të veçantë për muslimanët në veriperëndim dhe në lindje të Indisë – dy rajone që ishin kryesisht muslimane.

Për realizimin e kësaj ëndrre, ai theksoi dy pika. Së pari, ai themeloi te muslimanët ndjenjën e identitetit të veçantë. Së dyti, ai u ringjalli atyre vetëbesimin që kishin humbur kur humbën pushtetin politik dhe ekonomik përballë britanikëvë. Të dyja (identiteti dhe vetë-respekti) ishin të nevojshme për ringjalljen muslimane.

Islami dhe Hinduizmi paraqesin dy botëkuptime shumë të ndryshme. Ndërsa Islami është një egalitar që thekson barazinë, Hinduizmi është jashtëzakonisht diskriminues në bazë të sistemit të kastës. Njerëzit janë të lindur në kasta nga të cilat ata nuk mund të dalin. Hindutë e kastave të larta i diskriminojnë hindutë e kastave të ulëta, i keqtrajtojnë dhe i abuzojnë ata. Këto praktika vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Në disa pjesë të Indisë këto janë bërë edhe më të ngulitur me kohën.

Ikbali përdori poezinë si një mjet për të dhënë mesazhin e tij. Ky ishte një mjet shumë efektiv për të krijuar vetëdijen në mesin e muslimanëve të demoralizuar, pasi poezia ishte jashtëzakonisht popullore si një formë e angazhimit dhe e argëtim publik. Ai nuk hezitoi të tregojë se ku kishin gabuar muslimanët në histori, por në të njëjtën kohë, ai tregoi mënyrën se si të dilnin nga kjo situatë. Ai shpjegoi konceptin e Khudi-t (vetë-respektit) për të arritur objektivin e tyre.

Ai shkroi:

Khudi ko ker bolund itna ke her tagdir say pehlay
Khuda banday say khud poochhay bata teri raza kiya hay

(Ngrijeni vetë-respektin tuaj në një shkallë të tillë që të jetë para çdo konsiderate tjetër,
Vetë Allahu e pyet robin e Tij: “Më thuaj, çfarë është ajo që ti dëshiron”?)

Nëse poetët e tjerë – dhe nuk kishte mungesë të tyre – dërdëllisnin për kënaqësitë e verës dhe të femrave, Ikbali solli idealet e larta të Islamit. Ai u kujtoi atyre se çfarë kishin arritur paraardhësit e tyre të mëdhenj me aq pak zotërime materiale në dispozicion të tyre. Ishte vetëbesimi i tyre, vendosmëria dhe shpirti i sakrificës që u mundësoi atyre të arrinin bëma të tilla të mëdha.

Zotërmi i Afrikës së Veriut në vitin 682 nga gjenerali i madh musliman, Ukba bin Nafi është një episod i tillë. Kur nuk kishte më tokë për të pushtuar, Ukba i ulur në majë kalit të tij hyri në Oqeanin Atlantik. Pastaj duke parë në drejtim të qiellit, historia na tregon se ai tha: “O Allah, nëse do të kishte më tokë, ky shërbëtori Yt i përulur do e zotëronte edhe atë po ashtu”.

Ikbali ka shkruar në lidhje me këtë episod në vargjet në vazhdim:

Dash to dasht, darya bhi na chhorray hum nay
Behr-e dhulumat may dawra diye ghoray hum nay

(Po për shkretëtirat, ne nuk lamë as lumenjtë as detet,
Ne i zhytëm kuajt tanë në detin e shtypjes!)

Ndërsa mesazhi i Ikballit u drejtohet të gjithë muslimanëve të botës, qoftë në Palestinë, Iran, Afganistan, Turqi apo Arabi, mesazhi i tij i drejtohej në mënyrë specifike muslimanëve të Indisë. Në Jawab-e Shikwah (Përgjigje ndaj Vajtimit), një nga poezitë e tij më të shquara, Ikbali u kujton muslimanëve për sekretin e sigurimit të kënaqësisë së Allahut.

Key Muhammad say ëafa too nay to hum teray hain
Ye jahan cheese kiya hay, lo ho qalam teray hain

(Në qoftë se ju jeni vërtetë besnikë të Muhamedit (saws), atëherë Ne [Allahu] jemi me ju,
Çfarë është kjo botë; e tërë gjithësia është e juaja!)

Nëse muslimanët sot do të përvetësonin thjeshtë këtë mësim të vetëm nga poezia e Ikbalit, ata mund të arrinin gjëra të mëdha në jetë. Zgjedhja është e jona. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne