Mesazhi i protestuesit: NATO, çliro shqiptarët nga kryetarët

Në një kohë kur në sheshin “Nënë Tereza” po kryhet ceremonia e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku janë të pranishëm jo vetëm krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por edhe ministra të mbrojtes së vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Dilaver Nela ka vijuar të protestojë në mënyrën e tij të veçantë.

“NATO, çliro shqiptarët nga kryetarët”, thuhet në pankartën e tij, ndërsa në kokë mban një tepsi. 54-vjeçari nga Laçi ka qenë i pranishëm thuajse në të gjitha protestat e kohëve të fundit, duke dhënë mesazhe kundër të gjithë klasës politike shqiptare.

Në protestën e 16 marsit, ai mbante parullën “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”, ndërsa në tre tepsitë që mbante sipër kokës kishte shkruar emrat e tre partive kryesore, PS, PD dhe LSI. “Ne nuk na përfaqëson askush, Shqipërinë le ta bëjnë ndërkombëtarët”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne