Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Halid Meshal, i cili i është  përgjigjur pyetjeve të gazetarit për CNN, Nick Robertson është shprehur se Amerika dhe Perëndimi duhet ta përdorin këtë dokument të ri politik si një mundësi për të zgjidhur konfliktin Palestinë-Izrael.

CNN: Cilat janë ndryshimet në dokumentin e ri politik të Hamasit?

Meshal: Ashtu si edhe grupimet e tjera, Hamasi është zhvilluar dhe ka ndyshuar që nga vitit 1987 kur u krijua. Grupimet janë se krijesat e gjalla, nëse nuk ndryshojnë dhe nëse nuk zhvillohen nuk mund të mbijetojnë. Kjo është e natyrshme. Hamasi është një lëvizje e vetëdijshme për balancat e konflikteve të situatave të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale. Natyrshëm, Hamasi e ka zhvilluar, përparuar dhe ndryshuar vetveten.

CNN: Çfarë kërkoni t’i tregoni botës për veten tuaj me anë të këtij dokumenti?

Meshal: Në këtë dokument do të gjeni shumë qëndrime, parime dhe politika të Hamasit. Hamasi këmbëngul për demokraci përsa i përket çështjeve brenda Palestinës dhe flet për respektimin e rezultateve të zgjedhjeve. Kjo lëvizje këmbëngul tek struktura shoqërore dhe rendi politik i

Palestinës. Parimi ynë është demokracia.

CNN: Zëdhënësi i kryeministrisë së Izraelit është shprehur se me anë të këtij dokumenti ju kërkoni që të mashtroni botën dhe se planifikoni që ë zhdukni Izraelin. Cila është pikëpamja juaj në lidhje me këtë çështje?

Meshal: Kryeministri Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë i veshin krimet që kanë kryer mbi palestinezët. Janë pikërisht ata që kanë pushtuar territoret palestineze dhe që kanë vendosur të ardhur izraelitë aty. Netanyahu kërkon t’i shohë palestinezët dhe Hamasit sipas dëshirës së tij. Ai dëshiron të na shohë si një organizatë me zë të ashpër në politikë dhe media, por të dobët në gjendje; nga ana tjetër, Hamasi po bën krejt të kundërtën që dëshiron Netanyahu.

CNN: A do të heqë dorë Hamasi nga bombardimi i izraelitëve dhe nga dhuna?

Meshal: Ne nuk jemi mbështetës të dhunës, për momentin ne vetëm po i rezistojmë pushtimit,  nëse pushtimi dhe ndërtimi i zonave të reja të vendbanimeve merr fund nuk do të ketë më nevojë për fuqi ushttarake dhe për rezistencë.

Nuk është e drejtë që izraelitët të kërkojnë që palestinezët dhe Hamasi të ulen në gjunjë përpara tyre. Si mund të kërkohet nga Hamasi heqja dorë nga rezistenca, ndërkohë që shteti gjendet akoma nën pushtim? Izraeli po na vjedh territoret dhe po ndërton vendbanime aty.

Unë mendoj se ky dokument i ri politik i Hamasit është i mjaftueshëm që të gjitha palët që janë të interesuar për këtë çështje të futen në marrëveshje serioze me Hamasin, palestinezët dhe arabët si dhe t’i ushtrojnë izraelitëve presionin e duhur.

Këshilla ime për administratën e re amerikane dhe për presidentin e ri Donald Trump është që të mësojnë nga gabimet e së shkuarës. Kjo është një mundësi e vyer për një bashkëpunim të afërt dhe për një marrëdhënie të re. Kjo pikëpamje pozitive e Hamasit do të përqafohet edhe nga palestinezët dhe arabët.

Tashmë na është paraqitur kjo mundësi. Adminstrata amerikane dhe presidenti i ri kanë krijuar marrëdhënie të ndryshme dhe është më e guximshme. Kjo është një situatë e natyrshme; nëse nuk ndryshohen kushtet nuk mund të ndryshohet as rezultati i tyre. Si mund të presim ndryshimin e rezultatit kur ende vazhdojmë të qëndrojmë në marrëdhënie dhe afrimitete të gabuara. Për mendimin tim, Amerika në këto momente duhet të marrë në shqyrtim dosjen e konfliktit të arabëve palestinezë me izraelitët sepse tashmë e ka mundësinë për ta ndryshuar atë.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

27