Mesila Doda merret me PD, pas gjithë halleve të partisë së saj

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ditën e sotme gjeti kohë të merret me Partinë Demokratike. Pas gjithë alarmit të rremë, me akuza e fishekzjarre, se po i vidheshin votat e PDIU-së në KQZ, Mesila ironizoi kritikët e Lulzim Bashës në PD.

Sipas Dodës, këta që flasin për demokraci në PD, dikur i bënin gjyqin asajt.

“Shumë e çuditshme, sot po më kujtohet ajo shprehja… çfarë ke mbjellë, do korrësh…
Shumë prej këtyre që flasin sot për demokraci në PD ishin ata që më bënin gjyqin publik mua para dy vitesh e deri para pak javësh dhe i dukej e tmerrshme kur flisja për demokraci të brendshme e për nevojën e rregullave demokratike në parti…” – ka shkruar Doda në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Në Partinë Demokratike janë krijuar tashmë dy kampe, pro dhe kundër Bashës. Grupit pro Bashës duket se i është bashkuar edhe Mesila Doda, pas humbjes me PDIU.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne