Mësimet e përftuara nga lufta e Sirisë

nga Zafar Bangash

Ndërsa frontet takfirixhinjve në Irak dhe Siri po shpërndahen gjithnjë e mëshume dhe Mësimet e përftuara nga lufta e Sirisë ndërsa kontrolli që kishin mbi territoret ekëtyre dy shteteve po tkurret me shpejtësi, tashmë ka ardhur koha që të reflektojmënë lidhje me zhvillimet e gjashtë viteve të fundit. Gjenden disa mësime të rëndësishme që duhen mësuar nga kjo përvojë e tmerrshme që ka sjellë si pasojë derdhjen e gjakuttëqindra mijëra njerëzve të pafajshëm në Siri dhe ka krijuar përçarje të thella mes myslimanëve në mbarë botën.

Shumë myslimanë që në të vërtetë janëtë sinqertë në besimin e tyre,të verbuarënga urrejtja që ndjenin ndaj Bashar al-Asadit, e braktisën parimin kuranor të drejtësisëdhe i lejuan ndjenjat e tyre që të diktonin veprimet e tyre:

O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë.(Sure Nisa: Ajeti 135). [përkthimi i ajetit nuk i përket përkthyesit https://d1.islamhouse.com/data/sq/ih_books/single/sq_Kurani_i_madherishem.pdf]

Një gjë e këtillë ka ndodhur si brenda Sirisë ashtu edhe jashtë saj, dhe një pjesë e madhe e krijimit të kësaj situatendodhi për shkaktënjë presupozimi të keqpërllogaritur se qeveria e Assadit do të binte për çështje disa muajsh, ndoshta edhe shumë më shpejt. Shumë myslimanëve naivë u përthithën dhe u zhytën në vorbullën e trazirave në Siri. Kjo situatë u përpoj të paraqitej si pjesë e dëshirës së vetë popullit për ndryshim duke ndjekur kryengritjet e ngjashme në Tunizi, Egjipt dhe Libi. Është interesante të theksohet se asnjë regjim monarkik –si Arabia Saudite, Bahreini, Jordania e kështu me rradhë – nuk u prek nga e ashtuquajtura “Pranvera arabe”. Pse u anashkaluan këto regjime dhe pse nuk u lejua të zhvillohej asnjë kryengritje – apo nuk u lejua që të ketë sukses në këto vende?

Duke injoruar këtë të vërtetë të rëdësishme dhe vendimtare, shumë myslimanë të sinqertë u bënë mjete të paqëllimshme të imperializmit, të sionizmit dhe të vehabizmit. Kjo gjë ka ndodhur në dy nivele të ndryshme. Së pari, një numër i madh i të rinjve idealistë, por naivë myslimanë nga vende të largëta si Azia Juglindore, Azia Qendrore, Lindja Myslimane, Evropa dhe Amerika e Veriut u tërhoqën nga ideaqë ata mendonin se po ndihmonin në krijimin e khalifatit (shtetit islamik).

Ndoshta literatura e Hizb al-Tahrir (HT) dhe retorika e tij e thjeshtë në lidhje me krijimin e khalifatitka kontribuan gjithashtu në këto përfshirje të të rinjve në Siri për të ndihmuar në krijimin dhe “mbrojtjen” e khalifatit. Megjithëse HT mund tëmos kenë menduar se ky do të ishte rezultati, pohimet e tyre thjeshtësuese i japin legjitimitet të plotëpropagandës Daesh-it / ISIS-it.

Pikë së dyti, të motivuara nga detyrimi fetar islamik për të ndihmuar myslimanët që mund të jenë duke vuajtur, organizatat bamirëse nxituan për të ndihmuar në këtë aspekt. Ndërkohë që motivimi ishte i admirueshëm, shumë organizata myslimane përfunduan duke u shndërruar në mjete të propagandës perëndimore-sioniste-vehabiste për të fajësuar gjithçka që po ndodhte mbi qeverinë e Assadit. Në momentet që kanë parë terroristët takfirxhinjëduke kryer krime të tmerrshme, si therja e fytit dhe ngrënja e organeve të viktimave, për këto krime kanë fajësuar agjentë të qeverisë ose edhe CIA-n dhe Mossad-in.

Rezultati përfundimtar ishte se një punë e tillë bamirëse që këto organizatë bënëthjesht sa ka shtuar edhe më shumë vuajtjet e vetë njerëzve të cilët këto organizata pretendonin se ishin duke ndihmuar. Në vend të kësaj, u përhap njëpropaganda e turpshme me motive sektare për të krijuar urrejtje në mesin myslimanëve të cilët mund të kenë mendime të ndryshme në tema të caktuara. Dëmtimi që i është shkaktuar strukturës së shoqërive myslimane është kaq i pamasë, saqë do të duhen dhjetëvjeçarë, nëse jo më shumë për ta kapërcyer këtë situatë.

Gjëja më e rëndësishme që u arrit të kalohej pa u vënë re gjatë kësaj propagande ishte fakti se shumica dërrmuese e popullsisë siriane ishte viktimë ebrutalitetit të ISIS-it. Përveç skenave publike vrasjes nëpërmjet therrjes së fytit–pamje të cilat janë shfaqur gjerësisht në internet – sirianët e zakonshëm përjetuan gjithashtu vështirësi personale ndërsa ranë në duart e banditëve vrasësë. Pasuritë e tyre u vodhën me armë dhe u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre he t’i braktisnin ato. Edhe sirianët që nuk ishin të politizuarëtë tmerruar ngrinin zërin se, “këto njerëz nuk mund të jenë muxhahidinë”! Ata ishin të vetëdijshëm se nëse takfirinjtë do të kishte sukses, atëherë do të kishte dhunë dhe gjakderdhje pa fund. Populli sirian nuk dëshironte të kishte të bënte në asnjë aspekt me këta njerëz.

Më datë 21 mars të vitit 2013, Tekfiristët vranë dijetarin e madh të botës islame, 84 vjeçarin Shejh Muhammed Sa’id Ramadan al-Buti brenda ambjenteve të xhamisë pasi kishtë përfunduar së faluri namazin. Shejh al-Buti,i cili ishte një dijetar mysliman sunni që kishte shërbyer si Myftiu i Madh i Sirisë, është autori i më shumë se 60 veprave shkencore religjoze. Ai doli kundërpërdorimit të dhunës dhe nuk e mbështeti opozitën që të merrte armët kundër qeverisë ekzistuese. Palët që mbështesin takfirët pretendonin se ishin agjentët e regjimit sirian që kishin vrarë Shejh al-Butin. megjithatë nuk paraqitën asnjë provëapo arsye që të vërtetonin se ishte regjimi që e kishte kryer këtë krim. Në mënyrë të ngjashme, Sariya, djalit 18-vjeçar tëmyftiut aktual të Sirisë, Shejh Ahmed Badr al-Din Hasun iu bë pritë ndërsa shoqërohe edhe nga profesor i tij dhe u vranë nga takfirët më 2 tetor të vitit 2011. Gjatë funeralit të djalit të tij, Shejh Hasun iu lut Allahut të Madhëruar që t’i udhëzonte në rrugën e drejtë takfirisin. Për më tepër, takfirxhinjtë kanë kryer edhe një varg vrasjesh të tjera të profesorëve të universitetit dhe figurave dhe personaliteteve të profilit të lartë të shoqërisë civile që refuzuan të bashkoheshin me luftën e nxitur nga jashtë për të përmbysur qeverinë.

Disa palë të ndryshme që janë kundër Assadite hedhin përgjegjësinë e të gjitha këtyre akteve të tmerrshme mbi agjentët amerikanë dhe sionistë. Kjo përfaqëson vetëm gjysmën e panoramës së plotë të Sirisë. Sigurisht që agjentët e CIA-s dhe Mossad-it veprojnë në Siri, megjithatë takfirët janë pozicionuar me vullnetin e tyre të lirë krah pas krahu me armiqtë e Allahut. Kjo gjëvlen edhe për myslimanët jashtë vendit që mbështetën grupet e opozitës në Siri. A mund të ofrojnë ata ndonjë justifikim në lidhje me sjellje të këtilla në pikëpamjen e Islamit?

Që nga fillimi i këtij shekulli, një numër i shteteve myslimane janë pushtuar dhe shkatërruar nga shtetet imperialiste dhe aleatët e tyre. Vende të këtilla si Afganistani, Iraku dhe Libia janë kthyer në rrënojat që po digjen brenda për brend. Ndërkohë, disa vende myslimane kanë vepruar gjithashtu si mjete të gatshme dhe të vetëdijshme në luftërat e agresionit imperialisto-sionist të cilat kanë shkaktuar të paktën 5 milionë vdekje që nga viti 2001 e deri më tani. Sundimtarët myslimanë të këtyre regjimeve mbajnë në duart e tyre gjakun e miliona myslimanëve të pafajshëm.

Pavarësisht shkatërrimit dhe vrasjeve masive, imperialistët nuk kanë arritur plotësisht të jenë të suksesshëm dhe për këtë arsye ata janë detyruar që të aprovojnë një strategji të re në lidhje me Sirinë dhe Jemenin. Mercenarët e huaj u vërshuan për në Siri me qëllim që ta shkatërronin atë, ndërsa sauditët dhe një kolacion i përzier i regjimeve shtypëse sulmuan Jemenin e varfër. Në të dy vendet, mund të duken shumë qartë gjurmët e dukshme të përfshirjes së sauditëve.

Megjithatë, koalicioni i regjimeve dashakeqëse dhe mercenarët e tyre kanë dështuar në të dyja luftratt në këto vende. Është e rëndësishme që të shqyrtojmë se si Assadi arriti të mbizotëronte kundër mosmarrëveshjeve të këtilla dhe sesi luftëtarët e Ensarallahutnë Jemen kanë bërë të mundur që të parandalojnë agresorët në mënyrë që të mos mund tëkenë sukses. Le të analizojmë pisë së pari rastin e Sirisë.

Sipas informacioneve të përftuara nga dokumentët e publikuara në ËikiLeaks plani për destabilizimin e Sirisë me qëllim rrëzimin e qeverisë së asaj kohe ishte planifikuar që para vitit 2005 (Ky informacion është publikuar në një artikull të shkruar ngaCraig Ëhitlock për gazetënËashington Post më datë 17 prill 2011). Kanë qënë disa faktorë të ndryshëm që kanë pasur rol vendimtar në këtë komplot të madh ndërkombëtar: pozita strategjike e Sirisë, lidhjet e saj të ngushta me Republikën Islamike të Iranit, që ndihmuan në lehtësimin e furnizimit të armëve për Hizbullahun në Liban, të cilat përdoren për t’u ballafaquar me pushtuesit sionist, si dhe me marrëdhëniet e ngushta të Damaskut me Rusinë, e cila ka një bazë ushtarake në Tartus, bazën detare që përdor flota ruse në Mesdhe.

Shkatërrimi i Sirisë do të ishte një goditje e fuqishme nga ana e Izraelit sionist për të shkatërruar përfundimisht frontin e rezistencës. Pyetja që ndrihet është sesi arriti të kishte sukses qeveria e Sirisë për të mos u dorëzuar ndërkohë që vendet e tjera kishin dështuar? Mund të listojmë disa arsye që kanë sjellë këtë rezultat:

1. Numri i personave që braktisën ushtrinë siriane ka qënë shumë i ulët;

2. Struktura qeveritare siriane nuk u shpërbë si në rastin e Libisë;

3. Irani Islamik morri një vendim strategjik që të ndihmonte aleatin e tij, Sirinë dhe dërgoi kështu luftëtarët e Hizbullahut në mbështetje të ushtrisë siriane; dhe së fundmi

4. Në shtator të vitit 2015, Rusia erdhi në ndihmë të Assadit.

Të gjithë këta faktorë kanë dhënë kontributin e tyre në parandalimin e rënies së shtetit sirian, pavarësisht nga humbjet masive në rradhët e ushtarakve dhe shkatërrimin në kuptimin e parë të fjalës të të gjithë infrastrukturës së Sirisë. Dëmi ekonomik përSirinë vlerësohen të ketë kaluar vlerën e më shumë se 200 miliardë dollarë, gjë që do të thotë se do të duhen dekada të tëra për të rindërtuar vendin.

Le të parashtrojmë edhe emrat e atyre që morrën pjesë në bandën e komplotistëve. Në këtë grupim përfshihen vende si: SHBA-ja, Izraeli, Arabia Saudite, Katari, Turqia, Jordania dhe një mori lojtarësh të tjerë aleatë. Ndërkohë që Arabia Saudite ka siguruar numrin më të madh të mercenarëve të luftës në Siri, duke përfshirë këtë përdhunuesit dhe vrasësit e dënuarë që janë liruar nga burgjet në këmbim të luftës së tyre në Siri, SHBA-ja dhe Izraeli kanë mundësuar armatosjen e terroristëve dhe kanë bombarduar në mënyrë të pandërprerë pozicionet ku gjendeshin baza të ushtrisë siriane. Këto janë të gjitha akte krejtësisht të jashtëligjshme dhe nëse këto vepra do të mund të silleshin para drejtësisë, zyrtarët amerikanë dhe sionistë do të gjykoheshin për krime lufte.

Nuk mund të presësh ndonjë gjë shumë të ndryshme nga kriminelët e luftës, por çfarë mund të themi në lidhje me opozitën siriane, për më shumëpër opozitën politike dhe fetare? A nuk duhet të presim prej tyre ndonjë aderim të vetë parimeve islame? Le të marrim rastin e Adnan al-Ar’urit, një udhëheqës “fetar” i trajnuar nga vetë sauditët. Në korrik të vitit 2014, kur Hamasi lëshoi raketa nga Gaza në shenjë hakmarrjejendaj sulmeve të sionistëve, al-Ar’ur ngrinte zërin në një video të publikuar në YouTube se veprimet e Hamasit ishin një tradhti e revolucionit sirian! Për këtë predikues sirian, Hamasi duhet ta kishte lejuar popullin paletinez të Gazës që hidhejnën tanket izraelitedhe të copëtoheshin në mënyrë makabre njerëzit, në mënyrë që “revolucioni” sirian të mund të përparonte, me ndihmën e SHBA-së, Izraelit dhe Arabisë Saudite natyrisht!

Një vit para shpërthimit të al-Ar’urit nëpër video, figurat e opozitës siriane tashmë po debatonin për postet e kabinetit ndërsa ishin në pritje tëëmbëj të rënies së qeverisë së Assadit. Megjithatë, kjo rënie nuk mundi të ndodhte dhe ishte një zhgënjim i madh për opozitën. Ata nuk do të veshin kostumet e të vendosin kollaret në ceremoninë e betimit për postet e kabinetit që do të emëroheshin nga Perëndimi në Damask.

Ndërkohë qëqeveria e Presidentit Bashar Assad në Siri ka arritur të mbijetojë, Rusia, Irani dhe Hizbullahu gjithashtu e kanë pozicionuar veten në vendet më të larta. Të gjitha këto palëkanë siguruar objektivat e tyre politike dhe strategjike, veçanërisht Republika Islamike e Iranit, luftëtarës e së cilës sakrifikuan jetën dhe gjakun për t’u ballafaquar dhe për të mposhtur bashkësinë dhe aleanëcën e keqbërësve dhe kukullave të tyrenë rajon.

Për Presidentin rus Vladimir Putin, ish-shefi i shërbimeve të spiunazhit rus dhe një njeri të ftohtë dhe përllogaritës, Siria përbënte një çmim shumë të rëndësishëm që nuk mund ta lejonte t’i shpëtonte pa e shfrytëzuar. Për më tepër, ai mund ta parashikonte sesi terroristët e indoktrinuarë vehabistë do të vërshonin për në Rusi nëse do të arrinin të merrnin kontrollin në Siri. Ai dhe një mori nacionalistësh rusë ende e vuajnë rënien e Bashkimit Sovjetik. Putin nuk do të lejonte shkatërrimin e Rusisë nga duart e ushtarëve të paguarë dhe të stërviturë nga SHBA-ja dhe sauditët.

Për Iranin Islamik, Siria përfaqëson fitoren e saj më të madhe në gati 40 vitet e fundit. Ai arriti të mposhte fuqinë e kombinuarë të Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Arabisë Saudite, Turqisë, Katarit dhe Jordanisë. Ndërsa kjo fitore ka sjellë si rezultat që Beni Sauditëtdhe Beni Izraelitët të pranojnë haptazi bashkëpunimin e tyre, kjo fitore ka zbuluar gjithashtu natyrën e vërtetë të Beduinëve të Naxhdiut. Sipas atyre që ata vetë pranojnë, Beni Izraelitët janë kushërinjtë e tyre dhe Irani Islamik është armiku i tyre. A nevojitet ndonjë provë tjetër për natyrën e tyre të pabesë?

Irani Islamik është shfaqur si një fuqi e madhe rajonale dhe këtë gjë e ka arritur në sajë të politikave dhe përpjekjeve të tij parimore, situatë e cila ka shkaktuar panik të madh në Tel Aviv. Ka qënë kjo situata që e ka detyruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu që të zhvillojë një vizitënë Soçi më 23 gusht për të kërkuar ndihmën e Putinit në kufizimin e ndikimit të Iranit në Siri. Sionistët u kthye me duar të zbrazëta ng ky udhëtim dhe u shqetësuan edh mëshumë për arsye se luftëtarët e Hizbullahut dhe luftëtarët e garës revolucionare të Iranit tashmë kanë arriturderi në territoret e Golanit përballë pushtuesve sionistë.

Ky është një zhvillim i ri që do të ketë implikime të mëtjeshme për regjimin sionist. Në një situatë që duket deri tani të mos jetë shumë e afërt të fillimi tënjë lufte tjetër, sionistët do të duhet të luftojnë në fronte të shumëfishta. Nëse ata arritën të humbnin me shumë lehtësi ndaj luftëtarëve të armatosur Hizbullahutnë luftën e korrikut të vitit 2006, cilat janë shanset e sionistëve në një luftë kundër fuqisë së kombinuarë të Hizbullahut dhe Gardës Revolucionare të Iranit?

Infrastruktura e Sirisë mund të jetë shkatërruar, megjithatë ushtria e këtij vendi ka fituar përvojë jetike në fushën e betejës. Nga toka e gjakosur e Sirisë do të rilindë një brez më i pjekur që do ta kuptojë më mirë rëndësinë e unitetit për t’u përballur me agresionin që mund t’i vijë vendit nga jashtë. Pamja që ofron tashmë Lindja Myslimane ka ndryshuar rrënjësisht. Ajo tashmë është formësuar nga vetë vullneti i popullitdhe jo nga komplotet amerikano-zioniste. Kjo është një shenjë shpresëdhënëse.

Ajo që është e nevojshme të bëjnë myslimanët e sinqertë tashmë është të reflektojë në lidhje me sjelljen e tyre gjatë këtyre gjashtë viteve e gjysmë të fundit. A kanë kontribuar për të ndihmuar njerëzit apo kanë kontribuar nëshkatërrimin e rajonit? Një përgjigje e sinqertë do t’u mundësonte myslimanëve që të rivlerësojnë sjelljen e tyre dhe të mos bëhen më në të ardhmen kukulla, qoftë edhe pa vetëdijen dhe vullnetin e tyre në duart e kriminelëve të luftës dhe vrasësve masive.

Burimi : Crescent International / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne