Mësuesi u promovon urrejtjen, nxënësit izraelitë thonë se duan të vrasin arabët

Në një video të publikuar në internet, nxënësit izraelitë thonë se duan të vrasin arabët dhe mendojnë se të gjithë arabët nje ditë do të bëhen skllevërit e Izraelit. Ata i përgjigjen pyetjeve provokuese të një personi që duket se është mësuesi i tyre.

Djemtë e rinj gjithashtu thonë se besojnë që Xhamia Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, do të shkatërrohet dhe në vend të saj do të ndërtohet Tempulli i Shenjtë, tregon videoja e shpërndarë nga rrjeti i lajmeve Quds News.

“Si ndiheni kur takoheni me një fëmijë arab,” pyet mësuesi.

“Ne ndihemi të zemëruar”, i përgjigjen fëmijët.

Fëmijët që mbajnë të veshur në kokë kapele hebreje kippa thonë gjithashtu se ndiejnë keqardhje për fëmijët e tjerë hebrenj që nuk janë fetarë.

Pasi fëmijët pyeten se çfarë do të ndodhë pas ardhjes së Mesisë, mësuesi që nxit urrejtjen nuk korrigjon asnjë nga nxënësit kur thonë se besojnë se një luftë e madhe do të ndodhë dhe të gjithë arabët do të vdesin./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne