Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuar”, i pyetur mes të tjerash edhe për tanzicionin e kryetarëve të Partisë Demokratike, është shprehur se boshllëku që solli largimi i Berishës nuk mund të plotësohej nga ardhja e Bashës në krye.

“Boshllëku që solli ikja e Berishës nuk mund të plotësohej nga boshllëku më i madh që solli ardhja e Bashës në krye të PD. Boshllëk nga ikja dhe boshllëk nga ardhja”, deklaroi presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

Gjatë intervistës së tij të djeshme, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur gjithashtu edhe për marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, ku është shprehur se edhe në të kaluarën ka patur marrëveshje të fshehta mes kreut të PD dhe atij të PS.

15