Meta: Frikësohet nga marrëveshja Rama-Basha, mbyllet në zyrë me Berishën

Ilir Meta nuk po gjen rehat në kostumin e presidentit të ardhshëm të vendit. Që nga dita që u votua si kreu i shtetit, vazhdon të sillet si kryetar i LSI-së.

Ajo që ka ndodhur natën e kaluar, e ka bërë ta harrojë se është votuar si presidenti i ardhshëm i shqiptarëve.

Meta kërkoi me ngulm një marrëveshje politike për tre muajt e fundit, ndaj duhet të ishte njeriu i parë që ta përshëndeste marrëveshjen.

Në vend të kësaj, akti i parë që bëri sot, ishte vizita në zyrën e ish kryeministrit Sali Berisha.

Nxitimi i Ilir Metës, lidhet me pasigurinë e tij se marreveshja mes Edi Ramës mund të cënojë LSI. Në këtë rast, Meta ka bërë zgjedhjen e tij; LSI-në mbi Shqipërinë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne