Meta: Nga LSI lindi dashuria Edi-Luli, tani merrni tepsinë se timon nuk ka

Kryeparlamentari dhe presidenti i ardhshëm Ilir Meta ka deklaruar se nga rritja e LSI, lindi dashuria mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Duke folur nga Berati gjatë fushatës elektorale të LSI, Meta u shpreh se më 25 qershor Rama dhe Basha të marrin tepsinë dhe ta mbajnë në vend të timonit të makinës.

“Rritja e LSI i solli Shqipërisë dashurinë e paplanifikuar, atë të Edit dhe Lulit. Tjetër gjë thonin para 3 vjetësh, tjetër gjë thonë tani.

Tani Edi thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua votoni për Lulin. Edhe Luli thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua votoni për Edin.

Ne kemi një alternativë tjetër, votoni LSI që është alternativë kundër oligarkisë. Tani le të marrin një tepsi si timon dhe të jenë të kënaqur me kaq”, u shpreh Ilir Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne