Meta sulmon kreun e Policisë: Haki Droga të mos bëjë inskenime mafioze

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Duke folur nga selia e LSI-së, Meta e ka etiketuar kreun e policisë si “Haki Droga”.

“Është e qartë se LSI-ja ka vetëm garë me shtetin që po keqpërdoret nga ish-bashkëkryetari për vendin e parë dhe LSI është forcë e paparë e këtë do shihni në 25 qershor dhe për sa i takon, nuk e kuptoj për këtë garë të dëshpëruar që ka nisur me PDIU për vendin e tretë. Rrezikon të mbetet i treti ose i katërti në shumë qarqe të Shqipërisë.

Natyrisht ka një plan të zi të errët të dy për të manipuluar, të oligarkisë, aleancë që synon tu imponohet shqiptarëve përmes fiksimeve qesharakeve të turpshme, manipulimeve, keqpërdorimit të Policisë, që ende drejtohet nga një përgjegjësit kryesor të drogës, që kanabizoi gjithë vendin, që qëndron aty vetëm në sajë të shkëmbimit të drejtorit të OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit

Nuk po flas më shumë se i kam çuar një mesazh zotit Rama lidhur me Haki Drogën që të mos guxojë të përdorë Policinë e Shtetit përmes inskenimeve mafioze tipike të tij dhe të jeni të sigurt se ky është një plan i lexuar nga të gjithë qytetarët shqiptarët dhe përgjigja do të jetë e paparë çdo ditë e në mënyrë të veçantë në 25 shqiptar”, është shprehur Meta në konferencë për media.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne