‘Hë mi zemër’, Taulant Balla ngacmon gazetaren, ajo i përgjigjet: tërhiqe mbrapsht atë që the

Nuk kanë munguar replikat në emisionin e mbrëmshem “Të Paekspozuarit”, mes deputetit socialist Balla dhe gazetares Klodiana Lala.

Nderkohe qe drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi njoftoi hyrjen e saj ne transmetim live, Balla e ngacmoi gazetaren, duke thënë se goca mund të jetë larguar, pasi ishte në studion numër 2.

Por gazetarja Lala ishte aty dhe iu kthye deputetit Balla duke i thënë: ” jam këtu, dhe jam zonjë…jo gocë”. Por debati kaloi edhe në ngacmime.

Debati 

Rakipi: Regjia më lidh me Klodin

Balla: Eee do fusësh prapë atë gocën, paska ikur…

Lala: Jo jo, nuk kam ikur, këtu jam.

Balla: Hë mi zemër…

Lala: Unë nuk jam goce e para, jam zonjë. Dhe fjalën zemër tërhiqe mbrapsht!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne