Mianmari mbyll tre kampe refugjatësh në shetin Rakhine

Kampi më i madh dhe i fundit që u mbyll, në të cilin ndodheshin 215 familje është kampi i muslimanëve Rohinja në Phauktaw, pranë kryeqytetit Sittwe.

Autoritetet e Mianmarit kanë mbyllur tre kampe refugjatësh në shtetin perëndimor Rakhine, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Këshillues, kanë njoftuar autoritetet e Mianmarit.

Komisioni i kryesuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan në prill kishte rekomanduar Qeverinë e Mianmarit për të zhvilluar strategjinë gjithëpërfshirëse për mbylljen e të gjitha kampeve për personat e zhvendosur brenda vendit në shtetin Rakhine dhe që si hap të parë në zbatimin e strategjisë mbylljen e menjëherëshme të tre kampeve.

Kampet që janë mbyllur ndodheshin në Kyaukphyu, Pauktawu dhe Ramreu, ka thënë këshilltari i sigurisë kombëtare të qeverisë së Mianmarit, Thaung Tun, në një intervistë për një gazetë proqeveritare.

Kampi më i madh dhe i fundit që u mbyll, në të cilin ndodheshin 215 familje është kampi i muslimanëve Rohinja në Phauktaw, pranë kryeqytetit Sittwe.

“Shumica e tyre janë zhvendosur në fshatin e afërt Min That Phar, ndërsa disa janë zhvendosur në fshatrat tjera ku kanë të afërm”, tha Min Aung, zëdhënësi i qeverisë rajonale të shtetit Rakhine në një deklaratë telefonike për AA.

Ai shtoi se autoritetet, për familjet që po ktheheshin në shtëpitë individuale kanë siguruar edhe ndihma financiare që të kenë nga çka të jetojnë.

Kampi i parë në Ramreu në të cilin ishin mbi 55 familje muslimane Kaman, u mbyll në prill. Shumica e tyre u vendosën në qytetin më të madh të Mianmar Yangon, para se të kthehen në shtëpit e tyre në Ramreu.

Kampi i dytë në të cilin ndodheshin 65 familje etnike budiste të Rakhines u mbyll në maj.

Që nga viti 2012 ky rajon ishte i përfshirë nga vala e dhunës ndërmjet budistëve etnikë Rakhine dhe Rohinjave në të cilën jetën humbën rreth 100 persona, ndërsa rreth 120 mijë janë zhvendosur në kampet, ku shumica e tyre ishin pjestarë të grupeve të pakicave të muslimanëve Rohinja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne