Mickoski: Askush, asnjëherë nuk e ka mposhtur popullin

Maqedonia foli dje, tha se Marrëveshja nuk kalon, kemi një referendum thellë të dështuar, ndërsa politika e qeverisë dhe e Zoran Zaevit pësoi një përmbysje, ndërsa fitoi Maqëedonia, deklaroi kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

“Numri i qytetarëve të cilët nuk i dhanë mbështetje marrëveshjes së turpshme ose numri i njerëzve të cilët abstenuan nga votimi ose votuan kundër marrëveshjes, është bindshëm më i madh nga numri i qytetarëve të cilët kanë votuar për marrëveshjen. Fakti është se marrëveshja me Greqinë nuk mori dritë jeshile”, tha Mickoski.

Ai shtoi më tej se qeveria e Zoran Zaevit është e delegjitimuar.

“Populli është në këmbë, askush, asnjëherë nuk e ka mundur popullin. Sot, populli dha verdiktin, Zaev dhe qeveria e tij janë deligjitimuar, realiteti i ri shoqëror thotë se politikat e Zaevit dhe qeverisë janë përmbysur, dhe kjo është e qartë për një pjesë të madhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Sot këtë e ka të qartë edhe Zaevi”, tha Mickovski.

Gjithsej 1.806.836 votues në Maqedoni deri në orën 19:00 kishin të drejtë të votojnë në 3.513 vendvotime në 80 komuna.

Referendumi u mbajt pas Marrëveshjes së qershorit midis Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parashikon ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore si kusht kryesor për anëtarësimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne