Mickoski: Qeveria dhe Zaevi nuk kanë legjitimitet pas referendumit

Në një konferencë për shtyp, kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM tha se “Republika e Maqedonisë hyn në një krizë politike të re”.

Sipas Mickoskit kriza është prodhim i paaftësisë së Qeverisë të menaxhojë me proceset kyçe në shtet.

Ai tha se kjo shumicë ishte Qeveri vetëm për një çështje, ndërsa edhe në këtë çështje kjo Qeveri përjetoi debakël.

“Zgjidhja që e solli në tryezë është katastrofale në më shumë baza, dhe i papranueshëm si për OBRM-PDUKM-në ashtu edhe për shumicën e qytetarëve, por edhe krahas kësaj, dhe paralajmërimeve të mia, se shteti në këtë mënyrë shkon në kapitullim dhe se kjo do të shkojë në mos sukses, tash mund të konstatohet se marrëveshja është e vdekur” tha Mickoski duke shtuar se kryeministri vepronte në mënyrë jo të ndershme ndaj interesave të Republikës së Maqedonisë.

Ai shtoi se Zaevi manipuloi me ndërkombëtarët se kinse populli i Maqedonisë pranon marrëveshjen, duke keqpërdorur aspiratat euroatlantike.

“Krahas kërcënimeve, presionet, mbushjet e kutive, Qeveria nuk arriti t’i manipulojë qytetarët, të cilët mbetën të vetëdijshëm duke treguar përgjegjësi ndaj vendit të tyre, gjë që për njerëzit në Qeveri ju mungon”, theksoi Mickoski duke shtuar se rezultati i referendumit me gjithë parregullsitë tregon se populli e mbroi atdheun e tyre.

Sipas tij, Qeveria dhe Zaevi nuk kanë legjitimitet dhe krdibilitet për pozitën e tij, për shkak se referendumi i pa suksesshëm është mesazh jo vetëm se marrëveshja nuk kaloj, por edhe se kriminaliteti nuk duhet të vazhduar.

Ai tha se kjo marrëveshje nuk mund të kalojë për shkak se populli nuk e pranon, ndërsa Maqedonia duhet të ketë dalje, jo për Zaevin por për të ardhmen e gjithë shtetit.

Ai ceku dy opsionet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, një Qeveri sipas modelit të Përzhinos dhe një Prokuror Publik të ri.

Burimi: Telegrafi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne