Midis Parisit dhe Khan Junis: Rripi Gazës paralizon Tel Avivin

Në Paris, Netanjahu mbajti një fjalim, i cili i ngjasonte tregimit të ujkut nën lëkurën e qengjit. Ndërsa në Khan Junis, ai përpiqet t’iu ngul dhëmbët palestinezëve, duke treguar fytyrën e vërtetë të pushuesit.

Disa orë më parë, kryeministri Benjamin Netanjahu në një konferencë për shtyp në Paris, të dielën pas dite deklaroi se “nuk ka zgjidhje politike me Gazën”. Ai tha se është duke bërë të pamundurën që të shmang luftën e panevojshme në Rripin e Gazës. Ky operacion është i domosdoshëm për ta penguar rezistencën palestineze në Rripin e Gazës, që me të do të siguronte gjithë zonën e Khan Junis-it.
Shuarja e imponuar nga ushtria izraelite mbi objektivat e operacionit të fshehtë të sigurisë në zonën e Khan Yunis nuk e pengoi ngritjen e çështjeve politike në Izrael, veçanërisht pasi operacionit i parapriu miratimit paraprak të Netanjahut, ministrit të Mbrojtjes Avigdor Lieberman dhe Shefit të Shtabit Gadi Eisenkot. Kjo ishte që u raportua në mediat izraelite.
Pra, e kaluara do të thotë se ishte një proces cilësor sa i përket objektivave të tij. Nëse versioni zyrtar i ushtrisë izraelite, i cili përjashtoi rrëmbimin dhe likuidimin nga rrethi i synimeve të vendosura për operacionin është e arsyeshme, atëherë, është e arsyeshme të supozohet se qëllimi i operacionit është i lidhur me fatin e të burgosurve izraelitë, ose personave të zhdukur në Rripin e Gazës.
Pyetjet e ngritura nga operacioni nën dritën e rezultateve të saj (rënia shehid i shtatë palestinezëve, vrasja e një oficeri izraelit me gradën e nënkolonelit dhe lëndimi i njërit prej njësive të elitës) rrjedh si rezultat i vendndodhjes së tyre, sepse ato ndodhën në një kohë shumë të ndjeshme nën dritën e kontakteve të vazhdueshme për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Rripit të Gazës. Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara, me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë, dhe për shkak se ata ndoqën fjalët e Netanyahu nga Parisi, në të cilën ai tha se nuk dëshiron një luftë në Gaza sepse është e padobishme për shkak të numrit të madh që mund të vdesin. Pra, ai nuk e dëshiron një luftë të padobishme. Ai duhej të mendonte me kujdes para se të vendosnin operacion e kotë, sipas vëzhguesve izraelitë.
Në Paris, Netanjahu mbajti një fjalim, i cili i ngjasonte tregimit të ujkut nën lëkurën e qengjit. Ndërsa në Khan Junis, ai përpiqet t’iu ngul dhëmbët palestinezëve, duke treguar fytyrën e vërtetë të pushuesit. Mund të thuhet se rezistenca në Khan Junis është vigjilente, sepse atje ka një reflektim të hipokrizisë izraelite. Në Khan Jounis, jo vetëm narracioni izraelit përpiqet të paraqesë Izraelin viktimë ndërsa ata të Rripit të Gazës xhelatë, tanimë ra “miti i superioritetit të forcave elitare” në ushtrinë pushtuese izraelite.

Sikur të mos ndodheshin aty forcat e agresorit izraelit, ato nuk do të binin në pritën e palestineze. Atje u bë një katastrofë, dhe si u shpëtuan nga ajo forcë e madhe që përdori ushtria izraelite ishte për t’u habitur. E gjithë kjo u bë për t’i shpëtuar oficerët dhe ushtarët e tyre. Për ta, është pak e rëndësishme rënia e rregullave të lojës që Izraeli po përpiqet t’ia diktojë rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.

Si kundër përgjigje ishte reagimi i gjerë dhe efektiv i raketave të iniciuar nga njësitet e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës, që sipas mendimit të analistëve izraelitë pasqyruan ekzistencën e një ekuacioni të ri parandalues midis Rripit të Gazës dhe Tel Avivit. Në të cilin rezistenca palestineze arrin të krijojë bazat e saj për lojë, bazuar në të drejtën e saj për t’iu përgjigjur çdo sulmi izraelit. Zbatimi i kësaj forme duket i drejtë, sepse ka treguar efektet e saj përderisa izraelitët po qëndrojnë larg”.
Ndoshta shprehja më e saktë e kësaj ishin fjalët e ish-komandantit të rajonit verior, rezervisti me gradë të gjeneralit Amiram Levin, i cili u prononcua për kanalit televiziv të Izraelit: ” Që prej tetë muajve, Hamasi ka penguar ushtrinë izraelite dhe po paralizon shtetin, ai diktoi ritmin dhe me të, po e shkatërron jetën e banorëve në Rripin e Gazës dhe pjesës veriore të Nakab-it. Kjo mënyrë e jetës nuk mund të vazhdojë më kështu”.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Muhamed KAJOLLI – Burimi almayadeen

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne