Mihail Gorbaçov quhet kandidati për zgjedhjet parlamentare në Indonezi që do të zhvillohen javën e ardhshme, por në rastin konkret nuk bëhet fjalë për ish-liderin sovjetik që i dha fund Luftës së Ftohtë.

Mihail Gorbaçov Dom, emri i tij i plotë, është një i ri indonezian 32-vjeçar, i cili aspiron të fitojë postin e deputetit në këtë shtet të Azisë Juglindore.

Një njohës i mirë në fushën e mjedisit, ai u lind në 1986 në periudhën kur Gorbaçovi udhëhoqi Perestrojkën, një lëvizje reformiste me ambicien për të modernizuar ish-BRSS-në, megjithëse nuk mundi të pengojë shpërbërjen e bllokut sovjetik.

15