Mijëra persona protestojnë kundër Kryeministrit Netanyahu në Tel-Aviv

Mijëra njerëz marshuan në Tel-Aviv për të protestuar ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahut, lidhur me hetimet e ngritura ndaj tij për korrupsionin e pretenduar.

Vazhdojnë protestat ndaj Netanyahut, i cili në kuadër të hetimeve për korrupsion 7 herë deponoi deklarata deri më tani. Manifestimi i quajtur “Marshimi i turpit”, që organizohen ditëve të shtunë, këtë javë organizohet për të tretën herë.

Protestuesit e mbledhur në bulevardin “Rotschild” në Tel-Aviv, marshuan deri në sheshin “Habima” duke hedhur slogane kundër Netanyahut.

Manifestuesit, të cilën shprehë indinjatën e tyre ndaj projektligjit për marrjen e autorizimit nga policia për ti propozuar prokurorisë për të hapur padi ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilat shkaktuan kritika të ashpra pasi ky projektligj është hartuar për ta shpëtuar Netanyahun nga akuza për korrupsion, kërkojnë arrestimin e Netanyahut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne