Milano/ Kush është shqiptari që qarkulloi 600 mijë euro drogë, çmimet dhe detaje të tregtisë

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja mbi arrestimin e trafikantit shqiptar në Itali vitin e kaluar, i cili ka qarkulluar rreth 626.351 euro kokainë.

Dritan Tilka, 30 vjeç u arrestua më 11 prill 2016 në Milano. Ai mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga policia.

418 faqet e urdhër-arrestit, firmosur nga gjyqtari Valerio Natale me kërkesë të prokurorit Marcello Tatangelo, shpjegojnë me detaje mënyrën si trafikonte drogën shqiptari në Itali dhe lidhjet e tij me trafikante të tjerë në Milano, si dhe furnizimin me kokainë nga Holanda, shkruan Corriere de la Sera.

Shqiptari mbante shënim të gjitha veprimet dhe bilancin e tij mbi shitjen e kokainës. Në bllokun që ka sekuestruar policia duken shënimet e tij ku në njërën kolonë shënon shifrën 6180 euro, ndërsa në kolonën tjetër shkruan “patën ngel”. Marijuanën e shet me 4500 euro kilogrami, ndërsa kokainën me 35 mijë. Shqiptari përdorte edhe identitete të tjera rreme, mes të cilave emra kinezë e indianë.

Në më pak se dy javë, mes hyrjeve e daljeve, ai ka arritur të qarkullojë 626.351 euro. Të gjitha para në dorë. Rrethon shifrat me laps dhe rifreskon edhe fitimin, 23315 euro.

Libri i llogarive është i lidhur me aktet e hetimit të mbyllur dje me 31 arrestime dhe sekuestrimin e 22 kileve kokainë, 39 marijuanë, gjysmë milioni euro në dorë, një pistoletë dhe një automatik të vogël./ Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

BOTA

Liga Arabe: SHBA dhe vendet e BE-së të ndalojnë eksportet e armëve në Izrael

SHQIPERIA

Ankimuan masën e “arrestit në burg”, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj Evis Berberit dhe dy ortakëve të tij

SHQIPERIA

Erion Veliaj arrin rekord të ri me sulmet ndaj gazetarëve

BOTA

Bregu Perëndimor, vritet 16-vjeçari palestinez nga ushtarët izraelitë

SOCIALE

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

SHQIPERIA

Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor për PPP-të në Shëndetësi! Çfarë do të diskutojnë palët?

Na ndiq