Miliarderi kanadez i farmaceutikës u vra nga kushërinjtë? Ngrihen dyshimet e para

Vrasja e bujshme e miliarderit kanadez të farmaceutikës dhe bashkëshortes së tij ka tronditur opinionin ndërkombëtar ditën e djeshme, ndërkohë që zëra jozyrtarë hedhin dyshimet e para se autorë të vrasjes mund të kenë qenë të afërm të çiftit.

Komandanti David Hopkinson ka deklaruar për mediat mbrëmjen e djeshme, se kjo vrasje po konsideorhet e dyshimtë nga policia dhe pritet që ditën e sotme të ketë një rezultat nga ekspertiza për të parë shkaqet që çuan në vdekjen e çiftit.

Njëra nga teoritë konspirative që qarkullon në mediat e huaja është një ekzekutim i mundshëm nga kushërinjtë e miliarderit Sherman, për shkak të disa konflikteve për pronën në të cilën ai ngriti kompaninë farmaceotike e cila e bëri atë të pasur, shkruan “The Independent”.

Barry Sherman, 75 vjeç, ishte një donator i shquar i Partisë Liberale në pushtet të Kanadasë, me një pasuri që Forbes vlerësoi në 3.2 miliardë dollarë.

Grupi kanadez i avokimit Democracy Watch kritikoi Sherman vitin e kaluar, për përfshirje në një fond grumbullues për Liberalët ndërsa u regjistrua si një lobist i qeverisë. Trupat e Barry Sherman dhe gruas së tij Honey u gjetën në bodrum nga një agjent i pasurive te paluajtshme, qe shkoi aty sepse shtepia ishte ne shitje, thanë njoftimet.

Sherman ishte themeluesi dhe kryetari i gjigandit farmaceutik Apotex, i cili ka tregun e tij te medikamenteve ne te gjithe boten.
Ai ishte një nga burrat më të pasur të Kanadasë dhe një filantrop i shquar. Nga kontrolli ne banese, sipas policise nuk kishte asnjë shenjë se ne te kane hyre persona me dhune, apo dhunim tjeter te prones.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne