Militantizmin radikal islamik ja kemi borxh Brzezinskit

Zbigniew Brzezinski, i cili vdiq më 26 maj 2017 në moshën 89 vjeçare, ishte një nga gurët më të lavdëruar të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Uashingtonit në gjysmën e shekullit të kaluar.

Duke konsideruar “Përgjigjen e demokratëve ndaj republikanit Henri Kisinger”, në fazat e hershme të karrierës së tij, në atmosferën e Luftës së Ftohtë në fund të viteve ‘60, Brzezinski ishte një mbështetës i fortë i politikës “Rollback” të Dwight Eisenhower dhe John Foster Dulles. Kjo politikë tregonte se antagonizmi vetëm sa do e shtynte Evropën Lindore më afër Bashkimit Sovjetik, dhe Brzezinski u bë një nga mbështetësit e politikës “détente” (çtensionuese) brenda qarqeve të administratës amerikane në vitet ‘70.

Ndërkohë ai i ruajti kontaktet e tij me Evropën Lindore, veçanërisht në Poloninë e tij. Shërbimi polak i Radio Free Europe (RFE) i operuar nga CIA me bazë në Mynih ishte një nga kontaktet kryesore që nga vitet ‘50. Një kontakt tjetër nga vitet ‘60 ishte Adam Minchnik, i cili më vonë do të bëhej një nga udhëheqësit e lëvizjes Solidarnos në Poloni së bashku me Lech Walesa. Solidarnos luajti një rol kyç në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, së bashku me zgjedhjen e peshkopit polak Karol Jozef Wojtyla si Papa Gjon Pali II në tetor 1978.

Ky ishte viti kur pikëpamjet politike të Brzezinskit filluan të ndryshonin. Ai u emërua Këshilltar i Sigurisë Kombëtare nga Presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter në vitin 1977, por vitin e ardhshëm – ndërkohë që Sekretari i Shtetit Cyrus Vance nxitonte për të ruajtur politikën “détente” për të shmangur antagonizmin dhe për të promovuar bisedimet strategjike me sovjetikët për kufizimin e armëve  – Brzezinski po argumentonte se détente i kishte lejuar sovjetikët të fitonin terren në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Për këtë arsye mund të nevojitet një antagonizëm, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Dy zhvillime dramatike në vitin 1979 i dhanë Brzezinskit mundësinë për të promovuar pikëpamjen e tij të re strategjike: Revolucioni Islamik në Iran, i cili e ktheu vendin nga aleat i fortë me SHBA-në në një armik të Perëndimit brenda natës, dhe pushtimi sovjetik i Afganistanit.

Ideja e Brzezinskit ishte të fillonte të jepte para, pajisje ushtarake dhe trajnime ushtarake për fiset islamike që i rezistonin pushtimit sovjetik, kryesisht me ndihmën e Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Kinës. Ky program pajimi dhe trajnimi i Muxhahedinëve ndaloi përparimin e Ushtrisë së Kuqe dhe kontribuoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, por gjithashtu mbolli farën për rritjen e militantizmit radikal islamik, duke shkaktuar shfaqjen e organizatave si talebanët, al-Kaeda dhe më vonë Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL-ISIS).

Ideja ishte që të frenohej Bashkimi Sovjetik nga jugu duke mbështetur lëvizjet islamike, pasi jugu sovjetik ishte populluar kryesisht nga muslimanët dhe turqit. Disa prej tyre i referoheshin kësaj si politika e “Brezit të Gjelbër”.

Armët dhe trajnimet që u janë dhënë “partnerëve në terren”, të cilët ishin të gatshëm të luftonin dhe të vdisnin për të mposhtur armikun, (atëherë ishin sovjetikët, tani ISIL në Siri), më vonë u kthyen kundër Perëndimit dhe goditën SHBA-në më 11 shtator, në sulmin më të madh në territorin amerikan pas Pearl Harbor.

Idetë e Brzezinskit ishin në fakt një modifikim i epokës perandorake të shekullit të 19-të, apo “Lojës së Madhe”, kur zgjerimi rus u përball me Perandorinë Britanike në Afganistan dhe Turqinë e sunduar nga Osmanët. Pothuajse një shekull pas kësaj Loje të Madhe, Brzezinski po luante “Lojën e madhe 2” në dy fronte: Në Afganistan nëpërmjet përdorimit të Islamit si një fuqi ushtarake, dhe në Poloni duke përdorur katolicizmin si një fuqi politike.

Brzezinski ishte një nga aktorët më me ndikim në rënien e Bashkimit Sovjetik. Por pasojat e politikës së Afganistanit vazhdojnë të shkaktojnë gjakderdhje anembanë botës. Ato paraqesin një mësim dramatik se përse feja nuk duhet të përdoret për qëllime politike.

Turqia ka vuajtur shumë nga terrorizmi ekstremist. Në kulturën turke nuk është e lejueshme të flasësh kundër njerëzve të vdekur, kështu që unë nuk do ta bëj këtë. Por ne gjithmonë duhet të përpiqemi t’i shikojmë faktet historike nga një këndvështrim tjetër.

Murat Yetkin

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne