Milloshoski: Maqedonia do të marrë ftesë për në NATO dhe BE në qershor

Sipas planit të tij 11 pikësh, që thotë se është korniza e kompromisit ndërmjet Kocias e Dimitrov, në fillim fjalën e kanë kryeministrat Zaev e Cipras, që do të duhet të nënshkruajnë marrëveshjen në Prespë.

Kjo do t’i hap rrugë Maqedonisë në NATO dhe BE, dhe për ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Plani, sipas Milloshoskit, parasheh:

1. Përcaktimi i emrit të ri nga Zaevi e Ciprasi
2. Në Prespë nënshkruhet marrëveshja në fillim të qershorit
3. Me 61 vota ratifikohet marrëveshja në Kuvendin e Maqedonisë
4. Greqia njofton NATO-në për të miratuar pranim të kushtëzuar
5. Greqia njofton BE-në për mbështetje të fillimit të bisedimeve me Maqedoninë
6. Më 28 qershor Zaevi merr ftesën e BE-së për bisedimet
7. 11 apo 12 qershor Maqedonia merr ftesën nga NATO
8. Në tetor mbahet referendumi që duhet të tregojë se shumica e qytetarëve mbështetin marrëveshjen për emrin
9. Mbështetja e shqiptarëve dhe e LSDM-së do të bëjë që Zaev të kërkoj mbështetje nga opozita për dy të tretën e votave, për ta ndryshuar Kushtetutën. PSP-ja do të bëjë trysni dhe institucionet, nëse ndonjë deputet do të jetë kundër.
10. Marrëveshja del para kuvendit të Greqisë.
11. OKB, BE dhe NATO do ta njohin emrin e ri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne