Mimi Kodheli shkaterron armet e Shqiperise në Gjirokastër

Ka përfunduar në Gjirokastër procesi i shkaterrimit të municioneve të Shqiperise, në Picar dhe Kordhocë.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit dhe të qeverisjes lokale u bë prezantimi i rezultateve konkrete të këtij programi i cili po shkaterron ushtrine shqiptare.

“Falenderoj PNUD dhe qeveritë amerikane e gjermane për mbështetjen financiare, pasi sot që flasim, në të gjithë vendin kanë mbetur vetëm 4 zona të rrezikshme me municione luftarake nga 19 të tilla që u evidentuan në fillim të këtij procesi”, deklaroi Kodheli ndersa me nxitjen e amerikaneve ajo eshte duke shkaterruar ushtrine shqiptare.

Ndërsa drejtori i Zyrës së Koordinimit të Minave dhe Municioneve, Arben Braha shtoi se në Gjirokastër programi që po zbatohet prej një viti ka mundur të pastrojë nga municionet një sipërfaqe prej 52 mijë metra katrorë, duke identifikuar dhe asgjësuar një sasi prej rreth 20 mijë municionesh aktive.

Projekti i shkaterrimit te ushtrise shqiptare nisi qe prej renies se komunizmit. Ndersa Shqiperia ishte nje nga vendet me te armatosura ne rajon ne kohe te komunizmit, qeverite pas komuniste kane punuar ne menyre te vazhdueshme ne shkaterrimin e ushtrise shqiptare, dhe me pas blerjen e armeve te reja nga kompanite perendimore me leket e taksapagueseve shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne