Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu falënderoi komunitetet e pakicave, të cilat ndanë dhimbjen me myslimanët pas sulmeve terroriste ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

Në llogarinë e tij në median sociale në Twitter, ministri Çavusoglu postoi lajmin e Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) me titull “Komunitetet e pakicave në Zelandë të Re dënojnë sulmet terroriste”, ndërsa shkroi këto fjalë: “Falënderoi komunitetet e pakicave, të cilat ndanë dhimbjen me myslimanët pas sulmeve terroriste ndaj dy xhamive në Zelandën e Re”.

Duke vënë në dukje se terrori nuk ka fe, gjuhë, racë, komb, ministri Çavusoglu në postimin e tij tha se “Jemi të detyruar që të luftojmë së bashku kundër terrorit”.

Në sulmet terroriste të ndërmarra të premten ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re me interval kohor 10 minuta, mbetën të vrarë 50 persona që ndodheshin në xhamitë për faljen e namazit të xhumasë./ trt

17