Ministri Fatmir Xhafaj ben lanet kanabisin,ulet ne krah me nje klerik musliman

Pas Elbasanit, ministri Xhafaj ishte në Dibër për takimin e radhës së forumit qytetar për sigurinë. Aty, duke trajtuar temën e kabanisit, Xhafaj ka folur dhe si sociolog.Duke patur në krah dhe një klerik të zonës, hoxhë, Xhafaj e trajtoi kanabisin si një shkatërrues të karakterit dhe moralit të rinisë në gjithë këto vite.“Këtu nuk është te bima e pasojat në vetvete, por mbi të gjitha dhe kjo është arsyeja kryesore pse kemi hyrë në luftë pa kompromis me këtë gjë, sepse është shfrytëzuar nga disa grupe kriminale për t’u fuqizuar ndër vite, dhe nga ana tjetër ka shndërruar tek brezi i ri, të rinjtë, kulturën se mund të pasurohesh shumë më lehtë në jetë dhe duke sakrifikuar diçka nga jeta jote, duke kaluar përmes burgut që të pasurohesh”, tha Xhafaj, duke theksuar se “kanabisi është një e keqe 25-vjeçare që duhet të na bëjë me turp”.“Po nëse ndëshkimi është aktiviteti dhe funksioni ynë kryesor, pa dyshim parandalimi është një përgjegjësi dhe detyrë për ne, por besoj fort që është një detyrë dhe angazhim jo thjesht dhe vetëm për policinë por për të gjithë”, shtoi kreu i Rendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne