Ministri gjerman: Mos e bëni këtë nëse dëshironi të punoni në Gjermani

Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer është shprehur se ata persona që fshehin identitetin do të humbasin leje qëndrimin dhe do të marrin masa të rënda ndërshkuese. Planet për këto masa sipas ministrit gjerman janë duke u përgatitur.

Ndërsa gazeta gjermane “Die Welt” ka shkruar se kush u jep të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë ose nuk bashkë ndihmon në sigurimin e pasaportës, nuk do të marrë në të ardhmen më “duldung”, e shqipëruar do të thotë leja e përkohshme e qëndrimit.

Ky person që ka mashtruar autoritet gjermane do të pajiset vetëm me një leje që shënon, se ai është i detyruar të largohet nga Gjermania.

Mësohet se me anë të kësaj mase Gjermania synon që të largohen të gjithë azilkërkuesit që nuk janë pranuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne