Ministri grek: Deklaratat e Ramës, provokuese, izolojnë Shqipërinë

Ministri Grek i Mbrojtjes Panos Kammenos gjatë një konferencë për mediat komentoi deklaratat e fundit të Kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet dypalëshe.

Kammenos jo vetëm i ka cilësuar provokative  deklaratat e kryeministrit shqiptar por vuri në dukje edhe disa lëvizje që lidhen me pakicën greke në Shqipëri.

Gjatë një konference për mediat ai vuri në dukje se pavarisht deklaratave Rama ka shumicën e popullit shqiptar me të cilët duhet të përballet.

I pyetur për zhvillimet më të fundit për planin urban në Himarë dhe nëse ai e konsideron sfidë prishjen e disa ndërtesave  ai përgjigjet:

“Në të vërtetë Rama është provokues. Në të njëjtën kohë  bëhen disa lëvizje  kundër pakicës. Por Rama duhet të vlerësoj që në Greqi ka një numër të madh shqiptarësh emigrantë, njerëz që kanë lidhje me Greqinë dhe synojnë të marrin nënshtetësinë. Dhe konsideroj se do ta marrë përgjigjen nga populli shqiptar për këtë sjellje ekstremiste ndaj vendit tonë”u shpreh Kammenos

Ministri grek shtoi se deklaratat që konsiderohen provokatike nga Athina do të mund të ndikojnë në izolimin e Shqipërisë.

“Unë besoj se përpjekjet e njerëzve ekstremë për të krijuar probleme me pakicën greke në Epirin e Veriut, rezultati i vetëm që mund të sjellin, do të ishte izolimi i Shqipërisë. Doja t’ju them se kur takohemi jashtë vendit, ata janë shumë të kujdesshëm. Shqipëria, edhe pse nuk ka një anije detare, ka dërguar një anije brenda SNMG2 në Detin Egje, si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët të NATO-s. Dhe deklaratat e bëra në nivel të NATO-s nuk kanë të bëjnë fare me deklaratat publike të zotit Rama
 ” shtoi Kammenos.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne